Vjollca është një bimë shtëpie e preferuar për shumë njerëz për shkak të petaleve të saj delikate dekorative dhe shumica e njerëzve besojnë se ajo sjell energji pozitive dhe përparim në shtëpi
Kjo bimë nuk kërkon shumë kujdes, mund të gjendet në ngjyra të ndryshme dhe, sipas ekspertëve të feng shui-t, secila prej ngjyrave të saj sjell avantazhe të ndryshme për ata që e mbajnë në shtëpi.
E bardha është ngjyra e pastërtisë dhe harmonisë. Kur shtëpisë i mungon rregulli ose dëshironi të arrini harmoninë, zgjidhni këtë ngjyrë.
Përveç kësaj, kjo bimë e dhomës ju ndihmon ta luftoni depresionin.
Vjollca është perfekte për meditim dhe relaksim. Vendi më i përshtatshëm për to është dhoma e ndenjes apo dhoma e punës sepse kjo ngjyrë nxit kreativitetin.
Një vend ideal
Vend i mirë për manushaqet është dhoma e ngrënies ose dhoma e ndenjes. Nuk u pëlqejnë rrezet e diellit direkt, ndaj vendosini në gjysmëhije në mënyrë që petalet të zgjasin sa më gjatë.
Ekspertët thonë se është mirë të vendosen në qoshet e dhomës.
E kuqja është ngjyra e zjarrit dhe e dashurisë. Bëjini dhuratë një vazo manushaqe në këtë ngjyrë për ata që fillojnë një biznes të ri sepse simbolizon mbështetjen.
Blu është ngjyra e krijimtarisë, dhe vjollca blu kombinon elementet e ujit dhe ajrit, gjë që zgjon frymëzimin. Ato janë të shkëlqyera për fëmijët sepse inkurajojnë talentet e tyre.