Gjithnjë e më shumë njerëz po marrin në duar kërrabëzat dhe leshin, sepse puna e dorës sikur po kthehet në modë
Të rinjtë po kanë dëshirë të bëjnë diçka vetë, ndërkaq puna me kërrabëza është e shkëlqyeshme dhe argëtuese.
Kur njëherë të mësoni bazat e punës me kërrabëza, atëherë çdo gjë bëhet e lehtë, sepse do të dini si t’i realizoni idetë kreative të cilat ju shfaqen në kokë.
Për fillim punoni pjesë të thjeshta, siç është shalli, derisa ta perfeksiononi teknikën.