Cili është përkufizimi i dashurisë së pjekur?

Life style

Cili është përkufizimi i dashurisë së pjekur?

Më: 16 prill 2023 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Dashuria shfaqet në çdo moshë, dhe secila periudhë e jetës e ka kënaqësinë e vet, që dallon nga një periudhë tjetër nëpër të cilën kalojmë. 

Dashuria në moshë të pjekur i ka përparësitë e veta, që ua plotësojnë jetën. Ja disa nga përkufizimet që mund të bëhen për dashurinë e pjekur: 

1. Nuk do të shfaqeni (ekspozoheni) për shkak të dashurisë;

2. Nuk dëshironi më të ngjiteni me njëri-tjetrin, por do t'i jepni shumë hapësirë njëri-tjetrit;

3. Kur të ndodhë ndonjë gjë, së pari do ta konsideroni tjetrin, jo veten;

4. Pas ndonjë sherri, mosmarrëveshjeje, nuk jeni të zemëruar dhe duke u ankuar, por ndieni keqardhje dhe vetëreflektim;

5. Dashuria e pjekur nuk dëshiron të luajë, por është e hapur, e dlirë dhe e sinqertë ndaj njëri-tjetrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat