Pranvera është një stinë e nënvlerësuar, ama, ajo sjell kaq shumë kënaqësi të thjeshta, që mund t’i përjetojmë çdo ditë:
Hapja e dritareve
Sigurisht, për njerëzit që nuk vuajnë nga alergjitë.
Aktivitetet sportive
Në pranverë mund t'i shijosh edhe më shumë, pasi as nuk djersitesh dhe as nuk sikletosesh aq shumë sa në stinët e tjera.
Shiu i prillit
Shiu i prillit është i lehtë dhe freskues, sidomos kur ndodh në mbrëmje. Zhurma e shiut jashtë, disa kokoshka, një film dhe më pas, gjumë i rehatshëm.
Ecja në bar
Bari pranveror është i butë dhe me vesë. Ndaj, të ecësh mbi bar, veçanërisht në pranverë, është terapia më e mirë.
Cicërimat e zogjve
E ke parasysh kur kalon në rrugë dhe dëgjon cicërima të ëmbla të zogjve që thjesht s’t’i zë syri? Ja një tjetër kënaqësi e pranverës.
Lulet
Pemët që çelin lule të bukura që zbukurojnë qytetin? Po, në pranverë ndodh!
Ripërtëritje
Një ndjesi ripërtëritjeje na përshkon neve dhe natyrën në pranverë. Është stina e fillimeve të reja dhe e rizgjimit nga rehatia dimërore.
Shëtitjet bëhen edhe më të këndshme
Në një peizazh me lule, gjelbërim dhe ndjesi pozitive, çdo shëtitje bëhet edhe më e këndshme.