Femrat kanë qenë goxha të hidhëruara kur i kanë parë rezultatet e kësaj ankete
Në një anketë në Britaninë e Madhe të anketuarit u janë përgjigjur pyetjeve kur femra është shumë e moshuar për të bartur xhinse dhe kur do të duhej t’i shkurtonte flokët.
Të anketuarit kanë thënë që femrat rreth moshës 47-vjeçare nuk do të duhej të vishnin xhinse të ngushta dhe që pas moshës 46 vjeçe do të duhej t’i shkurtonin flokët.
Megjithatë, femrat ishin goxha të hidhëruara kur i kanë parë rezultatet e kësaj ankete, ndërkaq njëra ndër to ka shkruar që do të veshë xhinse të ngushta deri sa t’i mbushë 90 vjeç.
Çfarë mendoni ju, a është mosha përkufizim për veshje të gardërobës së caktuar?