Arsyeja pse duhet të putheni çdo natë me partnerin tuaj

Life style

Arsyeja pse duhet të putheni çdo natë me partnerin tuaj

Më: 20 prill 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

E mbani mend fillimin e secilës prej lidhjeve tuaja, kur kishte vetëm pasion dhe kimi? Kur njëri nuk mund të qëndronte larg tjetrit? Derisa të kalojë koha dhe e gjithë kjo nevojë për kontakt të vazhdueshëm humbet.

Nga njëra anë është krejtësisht normale, nga ana tjetër, nëse e lini plotësisht nevojën për kontakt fizik, edhe ajo do t’ju lërë. Por ka një mënyrë për të mos e humbur ose për ta ringjallur dhe është shumë dhe thjeshtë.

Puthja është puna më e mirë

Puthjet janë të mrekullueshme dhe të mjaftueshme për të na penguar të humbasim jetën tonë seksuale. Por është shumë e rëndësishme të mos harrojmë se ato nuk janë vetëm pjesë e seksit. Ne mund t’i përfshijmë ato në jetën tonë të përditshme, qoftë edhe për disa sekonda në ditë. Në fakt mjaftojnë 30 sekonda para gjumit.

Është një taktikë shumë e mirë sepse nuk ju rëndon me stresin dhe presionin e seksit, por ju shpëton edhe juve. Ju kujton rëndësinë e kontaktit dhe pasionit, qoftë edhe për pak çaste gjatë ditës. Dhe kjo ju pengon të largoheni, fizikisht dhe emocionalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat