Pavarësisht se në çfarë moshe jeni, leximi është gjithmonë një mundësi e shkëlqyer për të ruajtur kondicionin mendor
Mendja e njeriut, mu ashtu edhe si muskujt, ka nevojë për ushqim për të zhvilluar kapacitetet e veta.
Nëse nuk i jepni përmbajtjen e duhur dhe nuk e përdorni, truri do të bëhet dembel dhe i ngadalshëm. Prandaj, përveçse duhet të shkoni rregullisht në palestër, praktikoni leximin çdo ditë, sepse është stërvitja më e mirë për trurin.
Leximi nxit krijimin e lidhjeve nervore në pjesët e ndryshme të tij, të cilat përndryshe mbeten të pastimuluara nga aktivitetet e tjera.
Sa më shumë përmbajtje të ndryshme të lexoni, aq më shumë pjesë të ndryshme të trurit do të krijojnë lidhje të reja, gjë që përmirëson kapacitetet njohëse.
Përveç pasurimit të fjalorit, leximi i rregullt angazhon kujtesën – jo vetëm nëpërmjet memorizimit të përmbajtjes, por edhe përmes ndjekjes së tregimit.
Në mënyrë që të vazhdoni aty ku e latë, duhet të mbani mend atë që keni lexuar më parë (komplotin, personazhet dhe detaje të tjera të rëndësishme në roman), dhe krijimi i kujtimeve të reja forcon ato të vjetrat që keni tashmë. Kështu truri fiton zakonin e marrjes dhe ruajtjes së informacionit të ri.
Gjithashtu, kur ju duket se keni harruar diçka, mjafton të kujtoheni pak dhe informacioni i nevojshëm do të arrijë përmes rrugëve të ndryshme nervore, të cilat i ke krijuar duke lexuar.