70% e të rinjve shqiptarë nuk kanë një dhomë të tyren, flenë në kuzhinë

Life style

70% e të rinjve shqiptarë nuk kanë një dhomë të tyren, flenë në kuzhinë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Fakti duket se është mjaft i vërtetë! Të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara.

Statistikat e bëra me dije nga Eurostat tregojnë se gati 70% e të rinjve nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të posaçme tyren në shtëpitë ku jetojnë.

Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e bashkimit europian në 26%. Grupmosha që vuan më shumë nga fenomeni përfshin ata në intervalin 15 –19 vjeç.

Ndërkohë për grupmoshat e tjera të popullsisë përqindja është më e ulët në 51.8%, ndërsa mesatarja e BE qëndron në 17%. Në Ballkan përpara nesh me përqindje më të madhe qëndron Mali Zi, ndërsa vendin e tretë e zë Serbia.

Por Shqipëria shkëlqen në një indikator tjetër. Bashkimi Europian mat edhe mbingarkesën e kostos së banesës, që përcakton përqindjen e të rinjve dhe popullsisë në tërësi, që harxhojnë më shumë se 40% të të ardhurave të gjithë familjes për banesën. Në Shqipëri vetëm 4.6% e të rinjve kanë këtë kosto mbi supet e tyre, duke harxhuar mbi gjysmën e të ardhurave për shtëpinë, ndërsa për popullsinë në tërësi niveli është 3.8%.

Mesatarja e BE ndërkohë është 9.7% për të rinjtë dhe 8.3% për popullsinë në tërësi. Në këtë aspekt jemi të parët në Europë për kostot më të ulëta si edhe në Ballkanin Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat