"Tani nuk është koha për të qenë e turpshme. “Ju duhet të mësoni nga estetisti juaj se çfarë është saktësisht botox-i, si ka efektin, sa kohë zgjat, cilat janë rreziqet / efektet anësore dhe çfarëdo pyetje tjetër që mund të keni”, thotë Dr. Cangello.
2. Zgjidhni injektorin më të kualifikuar
“Po, botox-i është një zakon i shtrenjtë, por kujtesë: është fytyra juaj. Estetistët që kanë më shumë përvojë dhe njohuri rreth anatomisë dhe funksionit të fytyrës janë ato të certifikuara nga Bordi Amerikan i Kirurgjisë Plastike ose Kirurgjisë Plastike të Fytyrës. Është mënyra më e mirë për të minimizuar rrezikun e komplikimeve të injeksioneve të gabuara”, këshillon Dr. Cangello. .
3. Nuk duhet të jeni shtatzënë apo të ushqeni fëmijën me gji apo të tentoni të mbeteni shtatzënë gjatë marrjes së botox-it. Kjo pikë është shumë e drejtpërdrejtë, madje duhet përsëritur. Nëse je pjesë e njërës prej këtyre tri kategorive, duhet doemoes të flasësh me mjekun më parë.
4. Nuk duhet të keni alergji nga veza ose nga produktet e tjera
Duhet të jeni shumë e sigurt për alergjitë tuaja, ato të trashëguara apo stinore dhe për këtë duhet folur me mjekun përpara se të bëni botox-in, sigurisht.
5. Duhet të qëndroni drejt për 4-6 orë pas injektimit
“Ju nuk duhet të ushtroheni ose të mbështeteni diku për rreth katër deri në gjashtë orë pas procedurës së botox-it. Kjo për të minimizuar heqjen e toksianve nga muskujt që nuk kanë për qëllim të trajtohen.
6. Shmangni trajtimet e fytyrës ose lëkurës rreth zonës ku keni kryer botox shkruan class.
“Ju nuk dëshironi që lëkura juaj të jetë e ndezur gjatë gjithë kohës, sidomos kur keni bërë injeksione”, thotë Dr. Cangello.