Gates parashikon tri profesionet e të ardhmes

Life style

Gates parashikon tri profesionet e të ardhmes

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 00:20
Bill Gates

Miliarderi Bill Gates parashikon tri profesionet që do të kenë më tepër sukses në tregun e punës, në të ardhmen.

Nisur nga sugjerimet e Gates, duket se do të penalizohen disi ata që nuk shkëlqejnë me shifrat dhe shkencën.

Bazuar në disa të dhëna që ka mbledhur, themeluesi i Microsoftit, pohoi se në vitet në vazhdim, njerëzit më të kërkuar në tregun e punës do të jenë ata që vijnë nga fusha e shkencës, inxhinierisë dhe ekonomisë.

Mendoj se duhen njohje të shkencave, aftësive në matematikë, ekonomi… Në të ardhmen, do të ketë kërkesë të lartë nga këto fusha”, u shpreh Gates, në një bisedë me Daniel Rothin nga LinkedIn.

“Nuk është e domosdoshme që të shkruani në kode, por duhet të kuptoni çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çfarë nuk mund të bëjnë”, vijoi ai më tej.

Ai theksoi se personat e suksesshëm që do të vijnë nga këto fusha, do të jenë në gjendje të sjellin ndryshime në të gjitha institucionet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat