Për foot fetish (tërheqje seksuale ndaj këmbëve të dikujt) besojmë se keni dëgjuar dhe pas këtij artikulli do ju duket shumë e zakonshme. Bëhuni gati të lexoni këto fiksime të tjera seksuale tepër të çuditshme dhe ~të shpifura~ për të krijuar eksitim, por ja ku jemi, mesa duket ndodh më tepër seç mendojmë:
Necrophilia - Eksitimi nga trupa të vdekur. Po, siç e lexuat...
Coprophilia - Eksitimi nga jashtëshqitja. Ju thamë që në fillim që do habiteshit.
Frotteurism - Eksitimi nga prekja e organit gjenital të dikujt tjetër në ambjente publike që mund të ndodhë edhe kshu përciptazi me justifikimin që thjesht po kalonte aty dhe e bëri padashje.
Lithophilia - Eksitimi nga gurët dhe zhavorri.
Actirasty - Eksitimi nga rrezet e diellit, ka shumë vitaminë D. Prandaj.
Xylophilia - Eksitimi nga druri. Wow!
Gerontophilia - Eksitimi nga personat në moshë.
Agalmatophilia - Eksitimi nga statujat, manekinët, kukullat.
Formicophilia - Eksitimi nga insektet. Këtu s’ka koment askush nga ju besojmë.
Stygiophilia - Eksitimi nga mendimet e ferrit dhe mallkimet.