A janë të dëmshme bimët në dhomën e gjumit?

Life style

A janë të dëmshme bimët në dhomën e gjumit?

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Bimët për ambientet e brendshme mund të mobilojnë shtëpinë më mirë se çdo mobilie e kushtueshme, duke i dhuruar ambientit një ndjesi ngrohtësie dhe mikpritjeje. E gjelbra dihet është një garanci bukurie dhe për apartamentet apo dhomat më të vjetra.

Dilema e vetme ka të bëjë me vendosjen e tyre në ambientin e natës. Prej kohësh ekziston frika se vendosja së tyre në dhomën e gjumit mund të dëmtojnë shëndetin, për shkak të çlirimit të dioksidit të karbonit. Por nëse mendojmë për sasinë e dioksidit të karbonit që çlirohet në një dhomë, arrijmë në rezultatet se ajo është e papërfillshme për të na dëmtuar.

Kështu që bimët në dhomën e gjumit nuk dëmtojnë shëndetin, gjithmonë nëse sasia e tyre është në raport të drejtë me hapësirën e dhomës. Përkundrazi, bimët në dhomën e gjumit mund të jenë relaksuese dhe ndihmë e madhe kundrejt pagjumësisë.

Ngjyra e gjelbër dhe kontakti më natyrën, ndihmojnë në përmirësimin e humorit. Mjafton të mendojmë për një shëtitje në pyll apo piknik në park.

Këshilla jonë, është të vendosni në dhomën e gjumit, bimë dekorative si aloe vera ose potos, duke mënjanuar ato me shumë aromë që mund të na shqetësojnë gjumin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat