Gratë që kanë këto profesione janë më të rrezikuara nga kanceri

Life style

Gratë që kanë këto profesione janë më të rrezikuara nga kanceri

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Sipas studimeve femrat që kanë kaluar 10 ose më shumë vite në parukeri apo sallone bukurie, kanë tri herë më shumë rrezik mesatar për zhvillimin e kancerit të vezoreve.

Punëtoret e kontabilitetit gjithashtu përballen me dyfishin e rrezikut për kancer të vezoreve në raport me mesataren, raporton The Sun.

Lista e plotë e punëve që lidhen me rrezik  më të lartë se mesatarja është:

Parukiere
Estetiste
Ekonomiste
Punëtore ndërtimi
Punëtore e shitjes

Shkaqet e kancerit nuk dihet ende me siguri dhe nëntë nga 10 raste nuk mund të parandalohen.

“Femrat që punojnë në profesionin e parukerisë janë të ekspozuara ndaj qindra kimikateve në përqendrime të larta, duke përfshirë ngjyrat e flokëve, shampo, kondicionerë dhe produkte stilimi dhe kozmetike”, është shprehur dr. Anita Koushik, nga Universiteti i Montrealit në Kanada.

Studimi përdori të dhëna nga 491 femra të diagnostikuara me kancer ovarian në Montreal, Kanada, midis 2010 dhe 2016 duke i krahasuar me 897 femra që nuk kishin kancer dhe hulumtoi punën e tyre, historinë mjekësore dhe shëndetin e përgjithshëm.

Kishte 18 substanca kimike që sillnin shqetësimin më të madh, shumë prej të cilave tashmë janë hetuar për lidhje me kancerin nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit. Në mesin e tyre përfshiheshin amoniaku, peroksid hidrogjeni, fibra poliester, formaldehid, shtytës dhe benzinë.

Kimikatet mund të shkaktojnë kancer duke u bashkuar ose duke reaguar me ADN-në për të shkaktuar dëmtime afatgjata që i bëjnë qelizat të shumohen jashtë kontrollit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat