Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve në mbrëmje nuk rekomandohet nëse dëshironi të keni një bel të hollë. Megjithatë, konsumimi i pijeve të gazuara në mbrëmje është veçanërisht i dëmshëm.
Hulumtimi i publikuar në Journal of the American Geriatrics Society tregoi se konsumimi i tepërt i pijeve të gazuara është veçanërisht i dëmshëm nëse e bëjmë atë në mbrëmje.
Ekspertët arritën në përfundimin se njerëzit që i pinin rregullisht këto pije gjatë një periudhe prej nëntë vjetësh, më shpesh në mbrëmje, kishin tri herë më shumë yndyrë në bark sesa ata që nuk i konsumonin fare ose e bënin këtë vetëm herë pas here.
Gjithashtu, për të mbajtur një figurë të hollë, përveç ushqimit të shëndetshëm, shumë i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Megjithatë, definimi i muskujve të barkut ndikohet edhe nga shumë faktorë të tjerë, si gjenetika, ndryshimet hormonale dhe shumë gjëra të tjera.
Në përgjithësi duhen shmangur pijet e gazuara, sepse ato janë plot me sheqer të rafinuar dhe sjellin të ashtuquajturat. kalori “boshe”. Flluskat që gjenden në pijet e gazuara përmbajnë ajër, që do të thotë se ky ajër përfundon brenda sistemit tretës dhe shkakton fryrje.