Sa është i rëndësishëm stilimi i vetullave për pamjen e jashtme?

Life style

Sa është i rëndësishëm stilimi i vetullave për pamjen e jashtme?

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Stilimi i veturave nuk është diçka e re dhe kjo nuk është befasuese, duke pasur parasysh mundësinë pothuajse unike estetike që ata përfaqësojnë.

Sipas ekspertëve të estestikës, stilimi i vetullave sjellë një ekuilibër dhe proporcion në përgjithësi në fytyrë dhe në veçanti në sy.

Sipas tyre, ata që dëshirojnë që ura e hundës së tyre të duket më e hollë, duhet t’i afrojnë më shumë vetullat, shkruan CNN.

“Për shembull, nëse dëshironi që ura e hundës tuaj të duket më e hollë, afrojini vetullat. Nëse dëshironi që fytyra juaj të duket pak më e plotë ose e rrumbullakët, shkurtoni gjatësinë e vetullave tuaja”, thanë ata.

Ekspertët gjithashtu thanë se vetullat ndihmojnë edhe në ndarjen e rrafsheve të fytyrës.

"Vetullat ndihmojnë në ndarjen e rrafsheve të fytyrës dhe krijojnë shumë iluzione të ndryshme, të ngjashme me ato të krijuara nga konturimi”, thanë tutje ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat