Thonjtë e dobët dhe të thyer, ja tri mënyra natyrale për t’i rregulluar!

Life style

Thonjtë e dobët dhe të thyer, ja tri mënyra natyrale për t’i rregulluar!

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 23:26
Ilustrim

Pavarësisht se a ju pëlqen lyerja e thonjve apo jo, nëse ju pëlqejnë të gjatë apo të shkurtë, thonjtë e ndritshëm dhe të fortë gjithmonë duken mirë dhe janë indikator i një shëndeti të mirë

Disa prej nesh jemi më me fat sesa tjerat, por, të flasim sinqerisht, ju vazhdimisht mund ta përmirësoni shëndetin e thonjve.

Gjithmonë ka pak hapësirë që t’i forconi më shumë dhe t’i bëni të duken më të mirë  e natyra mund t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim!

Më poshtë ju sjellim disa këshilla natyrale se si mund t’i bëni thonjtë më të shëndetshëm dhe më të fortë.

Vitamina E

Si funksionon: Vaji i vitaminës E jo vetëm se e përmirëson gjendjen aktuale të thonjve, por edhe i riparon dhe i drejton thonjtë e dëmtuar dhe të çarë. Gjithashtu e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rritjen e thonjve.

Si ta përdorni: Vetëm aplikojeni vajin e vitaminës E direkt në thonj.

Vaji i kokosit

Si funksionon: Vaji i kokosit është antioksidues i mirë, andaj edhe i mbron thonjtë nga efektet negative të rrezatimeve të lira. Vaji i kokosit ka edhe karakteristika shumë të mira antibakteriale dhe antikërpudhore.

Si ta përdorni: Aplikoni vaj të nxehtë të kokosit në thonj dhe në lëkurë përreth.

Uthulla e mollës

Si funksionon: Uthulla e mollës është shumë e mirë për drejtimin e thonjve, zbutjen e tyre dhe ndihmon në rritjen e tyre.

Si ta përdorni: Shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe zhytni duart aty për pak minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat