Shiu të pengon të dalësh, të pish një kafe apo të drekosh me miqtë? Kjo s’do të thotë ta kalosh ditën duke u ankuar. Ja ku i ke një listë me 10 gjëra që mund të bësh:
Lexo një libër
Ka gjithnjë diçka speciale në leximin e një libri kur shiu troket në dritare. Bëj dhe një filxhan kakao dhe jepi!
Shih një serial
Hyr në Netflix, zgjidh ç’ta mbush mendjen, merr ca kokoshka dhe ja, u zgjidh.
Gatuaj
Një ëmbëlsirë, apo një gatim i mirë është gjithnjë super ide.
Plotëso teste ose puzzle
Hyr në këtë link dhe plotëso testet që bën Anabel. Nuk do të zhgënjehesh. ;)
Bëj diçka që lidhet me artin
Shkruaj një poezi, ose pikturo, ose kompozi. Ti e di më mirë.
Dëgjo podkaste
Krime, humor, mendime…zgjidh podkastin që do të dëgjosh dhe mëso diçka të re.
Bëj aktivitet fizik
Yoga, stretching ose ushtrimet nuk kanë gjithnjë nevojë për një palestër. Shtëpia del e tepron.
Kujdesu për veten
Bëj një dush të gjatë, kujdesu për lëkurën, ndërro çarçafët dhe na falendero më vonë.
Organizo dollapin
Përfito nga koha në shtëpi dhe organizo veshjet dhe aksesorët.
Bëj punët e shtëpisë
Një shtëpi e pastër, një njeri i lumtur.