‘Çmendet’ shtëpia e modës, Balenciaga nxjerr në shitje fundin-peshqir, kushton mbi 900 dollarë

Life style

‘Çmendet’ shtëpia e modës, Balenciaga nxjerr në shitje fundin-peshqir, kushton mbi 900 dollarë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:25
Balenciaga

Mjafton  një vizitë në dyqanin online të Balenciaga për të marrë përshtypjen e parë për produktin e ri, një fund-peshqir, i cili kushton 925 dollarë.

Fundi-peshqir tashmë ka një rëndësi të veçantë në faqen e internetit të shtëpisë së modës për porosi.

Ai u prezantua për herë të parë si pjesë e shfaqjes Pranverë 2024 të Demna Gvasalia në Paris. Shitet në ngjyrë bezhë, me logon Balenciaga të qëndisur në pjesën e përparme, raportojnë mediat e huaja.

Fundi-peshqir është unisex dhe përshtatet në mes me dy kopsa dhe një rrip opsional. Gjithashtu ka nevojë për pastrim kimik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat