Edhe pse është një mënyrë e lezetshme dhe e lehtë, njerëzit ende kanë probleme të kuptojnë rregullat dhe mënyrat e pashkruara të dërgimit të mesazheve.
Gjëja më e keqe për këtë është se ne shpesh nuk e kuptojmë se çfarë është gabim.
Pra, për t'ju ndihmuar të bëheni më të mirë në dërgimin e mesazheve dhe të përmirësoni jetën tuaj në çift, le të shohim disa nga gabimet më të mëdha që mund të bëni dhe si t'i shmangni ato:
E korrigjon
Ndoshta ai shkruan me shpejtësi, ndoshta nuk është perfekt në drejtshkrim etj. Në çdo rast, nëse shikon gabime drejtshkrimore, kaloi dhe mos ia përmend. Djemtë e kanë bezdi këtë pjesë (ufff, edhe pse, dreqin, nuk shkruajnë kurrë si duhet.)
Emoji, emoji, shumëëëëë emoji
Të gjithë janë të entuziazmuar me emoji-t, por nuk është nevoja ta mbushësh çdo mesazh me zemra, figura, simbole etj. Meshkujt janë më të thjeshtë gjatë shkrimit të mesazheve dhe me këtë duhet të mësohesh.
I dërgon mesazh, por flet me veten
Ky fenomen përsëritet shpesh gjatë kohës që jeni të zënë me njëri-tjetrin. Ti i dërgon një mesazh-monolog, por je e sigurt që ai lexon nga rreshti i pestë e poshtë. Sa më shumë t’i shkruash, aq më pak lexon… e shumë më pak kupton.
Shkruan me nënkuptim
Nëse jeni ende në fazën e flirtit, nuk është nevoja ta surprizosh me mesazhe që përmbajnë nënkuptime. Lëre atë të bëjë hapin e parë dhe përgjigju siç duhet. Gjithçka do të jetë më e thjeshtë.
I dërgon vazhdimisht mesazhe
Ky është një zakon të cilin duhet ta ndërpresësh sa më shpejt. Mos dërgo 10 mesazhe brenda 1 minute, ndërkohë që të gjitha ato që do të thuash mund t’i përmbledhësh vetëm në një, edhe pse në formë romani. Ky rregull është mirë të përdoret edhe në Viber apo Whatsapp.
I shkruan fjalët me germa KAPITALE (çfarë po tregon, ku është theksi?)
Një mesazh miqësor, apo edhe më shumë, është më i përshtatshëm kur shkruhet me gërma të vogla. Sepse nëse përdor germa kapitale, e bën tjetrin të mendojë që dëshiron të tregosh karakterin tënd sundues. Nuk po themi të mos i përdorësh asnjëherë, por jo gjithmonë.