Mos i injoroni qimet në fytyrë – nuk janë gjithmonë çështje e gjenetikës

Life style

Mos i injoroni qimet në fytyrë – nuk janë gjithmonë çështje e gjenetikës

Më: 11 mars 2024 Në ora: 21:18
Ilustrim

Ndonjëherë qimet në fytyrë shfaqen gjatë shtatzënisë ose gjatë hyrjes në menopauzë, më së shpeshti te oscilimet hormonale

Mirëpo, qimet e shtuara në fytyrë mund të tregojnë edhe disa probleme serioze.

Shfaqja e qimeve të pazakonshme te femrat i quajmë hirzutizëm, fjala është për qimet e tepërta në vendet në të cilat kanë qime meshkujt: mjekra, mustaqet, gjoksi, supet, linja e stomakut të poshtëm.

“Kjo vetvetiu nuk është e rrezikshme, mirëpo mund të jetë shenjë që në organizëm diçka nuk është ashtu siç duhet”, shpjegon dermatologia dr. Dendi Engelman.

Gjenetika

Teprica e qimeve te femrat shfaqet si rezultat i gjenetikës. Fjala vjen, nëse gjyshja apo e ëma kanë diçka më shumë qime në fytyrë edhe ju kjo gjë me siguri ju pret.

Hormonet e pabalancuara

Hormonet shpesh janë fajtore për shtimin e qimeve – nëse në organizmin tuaj ka tepricë të hormoneve mashkullore do të ndodhin këto dukuri.

Vezoret policistike

Kjo është gjendje serioze, e cila nuk ndikon vetëm në shfaqjen e qimeve, por edhe në shëndetin reproduktiv. Shkuarja te mjeku është e domosdoshme, si edhe terapia serioze.

Sindroma e Kushingut

Teprica e qimeve ndonjëherë është e lidhur me sindromën e Kushingut, e cila shkakton sasi të tepërt të hormonit të stresit – kortizolit.

Shtatzënia dhe kontracepsioni

Shtatzënia ka ndikim të madh në trupin e femrës, ndërkaq shfaqja e tepërte qimeve në fytyrë nuk është shkak për t’u brengosur. Kur të kthehen sërish në normale hormonet, do të zhduken qimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat