6 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm gjatë një diskutimi

Life style

6 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm gjatë një diskutimi

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Pavarësisht nëse jeni duke biseduar me shefin/en për problematikat e projekteve, për planet e fundjavës, një takim me kolegët në një ngjarje të rëndësishme, apo një darkë e zgjeruar me familjarë dhe të afërm...Duket se është normale që të keni pasiguri për mënyrën si perceptoheni nga të tjerët. Por, njerëzit e suksesshëm kanë disa modele pyetjesh dhe sjelljesh sa herë janë në diskutim me njerëzit që njohin dhe ky është momenti që të frymëzoheni edhe ju nëse ndiheni të pasigurtë. 

#1 Ata bëjnë pyetje

Njerëzit e suksesshëm e dinë se në çdo raport që ndërtojnë, e rëndësishme është që t’i bëjnë njerëzit të ndihen të kuptuar dhe të dëgjuar. Ndaj, të bërit e shumë pyetjeve është një mënyrë për të mësuar më shumë gjëra dhe detaje.

#2 Përfshihen shumë në çdo situatë

Mund të jetë thjesht e vetëm një bisedë normale, por mos u çudisni kur të shihni të tillë njerëz që fikin telefoni apo e heqin nga përdorimi për sa kohë përfshihen në një bisedë me dikë. Ata duan që njerëzit të ndihen të rëndësishëm, por mbi të gjitha rehat.

#3 Ata flasin qartë dhe shkurt

Për të arritur nivelin e performancës që kërkohet nga liderët dhe njerëzit e suksesshëm, është e rëndësishme të thuash atë që mendon, por shkurt dhe saktë.

#4 Nuk kanë frikë të bëjnë humor

Njerëzit dhe liderët e suksesshëm dinë të përdorin humorin në mënyrë strategjike kur flasin, pasi kjo i bën personat që kanë përballë që të mos ndihen aspak në siklet.

#5 Kërkojnë të kuptojnë pa gjykuar

Kur njerëzit ndihen të gjykuar, ata bllokohen dhe nuk flasin më. Truri ndjen shpejt ndjenjat e gjykimit ose refuzimit, ndaj njerëzit e suksesshëm priren të kuptojnë përmes komunikimit dhe pa gjykuar askënd.

#6 Janë tipa të qetë

Nuk është e vështirë të shikosh përreth drejtues që flasin me tone të larta, debatojnë, rrinë të zemëruar gjithë kohës etj. Në fakt, njerëzit e suksesshëm bëjnë të kundërtën: janë të qetë, efektivë, flasin me vartësit dhe shtrojnë çdo tezë në të mirë të punës dhe kompanisë në përgjithësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat