Ky është kuptimi astreologjik për mbajtjen e unazave në gishtin e mesëm

Life style

Ky është kuptimi astreologjik për mbajtjen e unazave në gishtin e mesëm

Më: 12 maj 2024 Në ora: 22:58
Ilustrim

Ka një shumëllojshmëri kulturash në mbarë botën dhe secila prej tyre ka rregullat dhe traditat e veta. Dhe kjo vlen edhe për unazat: në kultura të ndryshme, unaza në një gisht të caktuar ka kuptimin e saj. Për shembull, në shumicën e kulturave një unazë në gishtin e unazës do të thotë se ky person është i fejuar ose i martuar.

Por çfarë do të thotë unaza në gishtin e mesëm? Ka dy shpjegime rreth kësaj pyetjeje dhe e para është se është vetëm çështje shije.

Dikush parapëlqen ta mbaj unazën në gishtin e mesit, dikush në gishtin e vogël e dikush tjetër në atë tregues etj. Ndërsa shpjegimi i dytë për mbajtjen e unazës në gishtin e mesëm vjen nga astrologët. Astrologët besojnë se çdo gisht i dorës përveç gishtit të madh është përgjegjës për një trup të caktuar astrologjik.

Gishti i mesit shtrihet në Saturn, i cili kontrollon faktorë të tillë si disiplina, përgjegjësia, vendosmëria dhe drejtësia. Gjëja më e mirë është që këto unaza t’i blini më gurë si aquamarina, moonstone, safiri , rubini …etj. Pasi këto gurë ju ndihmojnë të shprehni energjinë tuaj Yin dhe do të sjellin harmoni dhe pozitivitet në jetën tuaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat