Përtej, takimeve në bare apo miqësive të përbashkëta, ekziston edhe ajo hapësira e njohjeve online ku shumë njerëz mund të gjejnë shpirtin binjak.
Por, eksperti i privatësisë, Trevor Cooke, paralajmëron vajzat dhe djemtë që të mos lejojnë dëshirën e tyre t'i pengojë ata të dallojnë pesë flamuj të kuq që mund të tregojnë se ata po flasin me një përndjekës të mundshëm.
Ja shenjat dalluese:
#1 Këmbëngulës/e në mënyrë agresive
Nëse merrni mesazhe të vazhdueshme, edhe pasi keni treguar se jeni i/e zënë ose keni nevojë për hapësirën tuaj, kjo mund të tregojë një fiksim jo të shëndetshëm. Kjo sjellje mund të përshkallëzohet në një nevojë të pandërprerë për komunikim, duke ju bërë të ndiheni të mbingarkuar ose të bllokuar emocionalisht.
#2 Sjellje të paparashikueshme
Nëse veprimet e personit ndryshojnë në mënyrë drastike nga dashuri dhe respekt në diçka armiqësore ose ata reagojnë në mënyrë të papritur ndaj një çështjeje të vogël, kjo mund të çojë në sjellje më të rrezikshme dhe të paqëndrueshme në të ardhmen.
#3 Ftesa të pajustifikuara
Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se personi i fiksuar mund të gjurmojë lëvizjet tuaja, gjë që është një pushtim i qartë i privatësisë dhe një kërcënim i mundshëm për sigurinë tuaj.
#4 Pyetje të tepruara
Një nga bazat e takimit është njohja me dikë duke bërë pyetje, por ka një mënyrë për ta bërë këtë. Nëse dikush nga ana tjetër e telefonit ju bën pyetje të guximshme, që ngjajnë gati “pushtuese” si rutina e përditshme, jetesa, statusi financiar ose marrëdhëniet e kaluara, kjo mund të jetë një shenjë se ata po mbledhin informacione për t’ju manipuluar.
#5 Tendencat kontrolluese
Një partner/e me prirje kontrolluese do të kërkojë të dijë vendndodhjen tuaj në çdo kohë, me kë po kaloni kohën, vendin ku keni shkuar etj. Çdo sjellje që kërkon të kufizojë autonominë tuaj ose t'ju izolojë nga miqtë dhe familja është një flamur i madh i kuq.