Me të arritur moshën 40 ose 50 vjeç, burrat kalojnë një proces hormonal të quajtur andropauzë, i cili përkufizohet si humbje e funksioneve organike, reduktim i energjisë dhe ulje e dëshirës seksuale.
Kjo e fundit është një frikë shumë e zakonshme për meshkujt, pasi mendojnë se jeta në çift do të shkatërrohet plotësisht. Megjithatë, ekziston një suplement i aftë për të përmirësuar funksionin erektil dhe për një performancë më të mirë në shtrat, po flasim për vitaminën D.
Sipas hulumtimeve dhe studimeve të kryera nga International Journal of Endocrinology , nivelet e larta të vitaminës D në trupin e mashkullit rrisin testosteronin, duke çuar në performancë më të madhe dhe kënaqësi në shtrat.
Përveç kësaj, u konfirmua se personat e marrë në studim që kishin nivele më të larta të testosteronit arritën një ereksion më të fortë pas moshës 50 vjeç, kjo për shkak se vitamina D mbron qelizat endoteliale nga stresi oksidativ, duke përmirësuar ereksionin.
Ndër ushqimet që janë të pasura me vitaminë D mund të konsumoni vaj peshku, vezë dhe kërpudha.
Këshillohet edhe marrja e suplementeve të tjera për të arritur ereksione më të mira si: zinku, omega 3 dhe antioksidantë.