Dihet që disa çifte janë besnikë të përjetshëm ndaj partnerëve të tyre dhe deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Disa çifte zgjedhin poligaminë, një formë e kundërt e monogamisë që përfshin të qenit në më shumë se një marrëdhënie. Por, "tolyamory" është një stil marrëdhëniesh shumë më i zakonshëm, por më pak i diskutuar.
Siç shpjegohet nga autori amerikan dhe eksperti i medias Dan Savage, të qenit "tolyamorous" do të thotë se një person është "i/e gatshme të mbyllë një sy ndaj një lidhje të shkurtër të partnerit/es pas shumë viteve martesë”. Në këtë proces, këta persona përqendrohen te bashkëshorti/ja dhe gjithë përkushtimi dhe dashuria që ata tregojnë duke e konsideruar këtë episod tradhtie si të tolerueshëm.
“Këta njerëz nuk janë të manipulueshëm dhe nuk mashtrohen lehtë. Ata e dinë se mund të tradhtohen nga partnerët dhe kanë bërë paqe me këtë ide,” thotë Savage. “Ata janë të gatshëm ta durojnë dhe të tolerojnë sepse thjesht janë të dashuruar.”
"Është një mënyrë për të ruajtur marrëdhënien, por jo për të "miratuar" sjelljen jo-monogame," tha për HuffPost Marie Thouin, një trajnere e njohur për marrëdhëniet në çift.
Shumë çifte ndoshta mendojnë se monogamia është e vërtetë ose e mundshme, duke pranuar se tradhtia është thjesht një mundësi dhe partneri/ja që po e bën ruan pafajësinë se në fakt diçka e tillë nuk po ndodh.
“Për më tepër, shoqëritë ku barazia gjinore është më pak e zhvilluar priren të kenë standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për këto pritshmëri, sidomos nga gratë që të tolerojnë tradhtinë e burrave të tyre duke mbetur monogame,” tha Thouin.
Nëse një nga partnerët është i/e varur financiarisht nga tjetri/a, që është i/e përfshirë në marrëdhënie paralele, kjo mund t'i bëjë ata më të prirur të tolerojnë sjelljen në fjalë.
“Njerëzit varen nga njëri-tjetri për kujdesin reciprok, sigurinë financiare dhe sigurinë emocionale," vazhdoi Thouin. “Dhe edhe kur dinamikat janë në anën e shëndetshme, largimi nga marrëdhëniet shpesh është shumë i kushtueshëm, materialisht, por edhe personalisht.”