Terapistja ndan pesë shenja që tregojnë se jeni në një marrëdhënie me një manipulues emocional

Life style

Terapistja ndan pesë shenja që tregojnë se jeni në një marrëdhënie me një manipulues emocional

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 00:19
Ilustrim

Manipulimi emocional është një formë e kontrollit psikologjik në të cilin një person manipulues përdor taktika të pasinqerta, presioni ose të fshehtë për të ndikuar në ndjenjat, mendimet ose sjelljen e një personi tjetër.

Qëllimi i manipulimit emocional është shpesh fitimi i pushtetit dhe kontrollit mbi një person tjetër, shpesh në kurriz të mirëqenies së tij emocionale.

Por ndonjëherë mund të jetë e vështirë të dallosh manipulimin emocional, veçanërisht kur bëhet fjalë për martesën ose marrëdhënien tonë. Prandaj, terapistja Kati Morton veçoi disa tipare të manipulimit emocional.

Nxitja e fajit: “Ata mund të përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni fajtor ose përgjegjës për emocionet ose veprimet e tyre, edhe kur nuk keni bërë asgjë të gabuar”, shpjegon terapistja në videon e TikTok.

Luajnë viktimën: Njerëzit emocionalisht manipulues shpesh e portretizojnë veten si viktima në mënyrë që të shmangin përgjegjësinë dhe të fitojnë ndjeshmëri nga personi tjetër.

Shantazhi emocional: Terapistja shpjegon se është një formë manipulimi në të cilën sjellja e një personi tjetër kontrollohet nga kërcënimet, ndjenjat e fajit ose forma të tjera shtrëngimi.

Sjellja e mirë në fillim të lidhjes: “Në fazat e hershme të një lidhjeje ose kur duan diçka nga ju, do t’ju mbulojnë me shumë vëmendje, dashuri, dhurata e të ngjashme, të gjitha për t’ju manipuluar në mënyrë që të kontrollojnë emocionet”, përfundoi Morton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat