8 gjëra që mund të bëni çdo ditë, për një lidhje më të shëndetshme

Life style

8 gjëra që mund të bëni çdo ditë, për një lidhje më të shëndetshme

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Duket se nuk ka një formulë magjike për dashurinë e vërtetë, por disa sjellje të përditshme mund të ndikojnë direkt në jetëgjatësinë e një romance. Janë 8 gjeste të cilat mund të bëni për të forcuar lidhjen.

-Përqafoni shpesh - Studimet e fundit, si një nga “Kinsey Institute” në “Indiana University” tregon se sa më shpesh që të përqafohen çiftet, aq më shumë zgjat lidhja e tyre.

-Tregoni admirim për partnerin/en tuaj - Mos hezitoni të komplimentoni njeriun e zemrës, edhe për gjërat më të vogla sepse kjo është një shenjë e vërtetë dashurie.

-Kushtojini vëmendje interesave të përbashkëta - Kjo forcon lidhjet dhe kohën e kaluar së bashku.

-Përdorni një gjuhë të ëmbël çdo ditë - Me kalimin e kohës, pasioni mund të zbehet në një marrëdhënie. Ta mbash atë gjallë me përkëdhelje apo fjalë vlerësuese herë pas here është gjithmonë e dobishme.

-Shkoni të flini në të njëjtën kohë - Pas një dite të gjatë, çfarë ka më mirë se të bini në gjumë pranë të dashurit/ës suaj?

-Jini pozitivë në çdo situatë - Më e lehtë është të thuhet se sa të bëhet. Por nëse dashuria mbizotëron, edhe gjatë grindjeve dhe periudhave të vështira, kjo tregon se marrëdhënia juaj është e fortë.

-Besoni të njëri-tjetri - Besimi është themeli i një marrëdhënieje! Ky është një tregues që ju ndiheni rehat pranë partnerit/es suaj, pa pasur frikë të shprehni ndjenjat tuaja.

-Bëjeni çdo ditë të veçantë për marrëdhënien tuaj - Përveç këtyre praktikave të përditshme, integrimi i disa ritualeve mund të jetë i dobishëm. Një prej tyre mund të jetë gjetja e kohës më të përshtatshme për të kaluar kohë vetëm ju të dy bashkë, larg njerëzve dhe çdo angazhimi tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat