Një studim i botuar në revistën “Journal of Marriage and Family” analizoi të dhënat e dhjetë viteve për mijëra çifte të martuara për të kuptuar shkaqet kryesore të divorcit. Dhe duket se nuk është tradhtia, një nga shkaqet kryesore! Ja cilat motive janë më të rëndësishme dhe që çojnë me shumë mundësi drejt ndarjes së një çifti.
#1 Tradhtia
Tradhtia mbetet një nga motivet kryesore të divorcit, duke prekur ndjeshëm besimin dhe sigurinë emocionale brenda një marrëdhënieje. Kur njëri partner shkel paktin e besnikërisë, kjo çon në tronditje të thellë emocionale dhe një ndjenjë tradhtie. Kjo gjendje ndikon në themelin e marrëdhënies, duke e bërë të vështirë që pala tjetër të rifitojë besimin.
#2 Harxhimi i parave pa kriter
Mosmarrëveshjet financiare janë shkaku kryesor i problemeve martesore, që shpesh përkeqësohen nga zakonet e papërgjegjshme të shpenzimeve të njërit prej partnerëve. Kur gruaja apo burri marrin vendime financiare pa u konsultuar me tjetrin apo shpërfillin buxhetet për të cilat kanë rënë dakord, kjo mund të çojë në pakënaqësi, stres dhe në fund të fundit, në ndarje të çiftit.
#3 Alkooli/ Abuzimi me substancat
Çrregullimet për shkak të veseve mund të ndryshojnë sjelljen dhe të çojnë në paqëndrueshmëri emocionale, duke krijuar një mjedis të pasigurt ose të paparashikueshëm brenda marrëdhënies. Për më tepër, abuzimi me substancat shpesh lidhet me çështje të tjera si problemet financiare, neglizhenca e përgjegjësive dhe distanca emocionale, ndërsa të gjitha këto ndikojnë në pakënaqësinë dhe konfliktin martesor.
#4 Xhelozia
Xhelozia e tepruar shpesh është tregues i vetëvlerësimit të ulët, frikës nga braktisja ose traumave të pazgjidhura, të cilat mund të çojnë në fiksime, akuza dhe përpjekje për të kontrolluar veprimet e partnerit/es. Me kalimin e kohës, xhelozia mund të ndikojë në çështjet e intimitetit dhe të gërryejë lidhjen emocionale midis partnerëve. Sipas të njëjtit studim të botuar në “Journal of Marriage and Family”, burrat kanë më shumë tendencë që të përmendin xhelozinë e grave si një nga faktorët shkatërrues të lidhjes në çift.
#5 Gatishmëria dhe angazhimi në marrëdhënie
Paqëndrueshmëria emocionale ndikon në marrëdhëniet martesore duke krijuar një mjedis të tensionuar në shtëpi. Ndryshimet e humorit që vijnë nga stresi apo konfliktet e ndryshme mes partnerëve çojnë në distancim emocional, madje edhe divorc. Kur luhatjet e humorit të njërit prej partnerëve dominojnë dinamikën e marrëdhënies, kjo mund ta lërë personin tjetër të ndihet i/e neglizhuar emocionalisht, duke sjellë pakënaqësi.
#6 Sjelljet apo zakonet irrituese
Me kalimin e kohës, zakonet ose sjelljet që dikur dukeshin të tolerueshme mund të bëhen burime të rëndësishme acarimi dhe tensioni në një martesë. Qoftë nëse bëhet fjalë për lënien e rrobave të palara në çdo cep të shtëpisë, vonesa apo harresa të vazhdueshme, këto zakone mund të çojnë në humbjen e durimit dhe interesit të burrit apo gruas, që pasi është përkushtuar për shumë vite në këtë lidhje, përballet me disa sjellje apo zakone që nuk mund të anashkalohen më.