Me fjalë të thjeshta, ky lloj trendi ka të bëjë me të krijuarit e një mjedisi të qetë ku të dy partnerët ndihen rehat! Qasja “low pressure” i ndihmon beqarët që të gjejnë lidhje të vërteta dhe të vlerësojnë pajtueshmërinë përpara se gjërat të bëhen serioze. Sipas aplikacionit të njohjeve Hinge, një takim me "presion të ulët" është një "mjedis i qetë me fokus në njohjen e njëri-tjetrit".
Është një mënyrë e mirë për të zbuluar nëse jeni në të vërtetë në përputhje me dikë përpara se të përkushtoheni më shumë.
“Mjafton të bëni një bisedë të mirë dhe të shijoni një aktivitet së bashku, por mjaftueshëm të shkurtër për t'i lënë partnerëve shijen e mirë që gjërat do të vazhdojnë më tej,” thotë Chris Pleines eksperte takimesh.
Ide për takime 'low pressure':
-Takohuni në një park: Nëse ju ose partneri/ja juaj ka një qen, takimi në park është një mënyrë e shkëlqyer për të njohur njëri-tjetrin.
-Merrni një kafe bashkë në të njëjtin bar: Takimi për kafe është një ide e mirë për takime të tilla. Jo vetëm që kafeja është një nxitje për të folur më shumë për diçka, por takimet me kafe para janë shumë qetësuese.
-Gatuani një vakt së bashku: Zgjidhni një datë dhe një vend që mund të shtëpia juaj ose e partnerit/es për të qëndruar bashkë dhe për të gatuar gjëra të shijshme.
-Bëni blerje në tregun e fermerëve: Mësoni më shumë për shijet e gatimeve të njëri-tjetrit duke zgjedhur bashkë produktet për receta të ndryshme.
-Bëni një shëtitje: Shëtitja së bashku është një arsye më shumë për të biseduar dhe për të njohur njëri-tjetrin.
-Kaloni një pasdite duke shfletuar botime të ndryshme në një librari: Pavarësisht zhanreve të letërsisë që preferoni, rekomandimi i librave për njëri-tjetrin është një element më shumë për të krijuar një ide për shijet e letërsisë për partnerin/en e ardhshme.