10 veprime që mund të bëni për të shmangur kaloritë e tepërta

Life style

10 veprime që mund të bëni për të shmangur kaloritë e tepërta

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë efektive për të humbur peshë pa sakrifikuar shumë nga ushqimet tuaja të preferuara, atëherë është koha të mendoni për zvogëlimin e kalorive. Këtu janë disa këshilla me të cilat mund të filloni këtë objektiv për humbje peshe:

1. Kontrolloni sasinë e ushqimit

Nuk është nevoja të hiqni dorë nga ushqimet që doni. Thjesht ulni sasinë. Për shembull, në vend që të hani një sasi të madhe makaronash, përpiquni të hani një sasi më të vogël. Nëse jeni adhurues i salcave, mos harroni se ato përkthehen në kalori të shtuara.

2. Zgjidhni ushqime me kalori të ulëta

Ushqimet me sasi të lartë dhe kalori të ulëta si perimet dhe frutat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur, pa konsumuar shumë kalori. Sallata jeshile është një zgjedhje e shkëlqyer.

3. Përdorni alternativa të shëndetshme

Kur gatuani, përdorni vajra më të lehtë, si vaj ulliri ose kokosi në vend të gjalpit. Gjithashtu, mbani nën kontrollon sasinë e sheqerit, madje edhe tek ajo kafja e mëngjesit pa të cilën nuk e nisni dot ditën.

4. Pini ujë para vakteve

Uji ndihmon në mbushjen e stomakut dhe uljen e ndjesisë së oreksit. Një gotë ujë para çdo vakti mund t'ju ndihmojë të konsumoni më pak ushqim.

5.Shmangni pijet me kalori të larta

Lëngjet e ëmbla, pijet energjike dhe ato të gazuara shpesh përmbajnë shumë kalori. Zëvendësojini me ujë, lëngje detox, çaj pa sheqer ose kafe të zezë.

6. Hani ngadalë

Kur hani ngadalë, trupi ka kohë të mjaftueshme për të regjistruar sinjalin se jeni të ngopur, duke ju ndihmuar të konsumoni më pak.

7. Planifikoni vaktet

Bëni një plan për vaktet tuaja dhe përpiquni të qëndroni brenda kufijve të kalorive që keni vendosur për veten tuaj.

8. Regjistroni gjithçka që hani

Mbajtja e një ditari ushqimor mund t'ju ndihmojë të jeni më të ndërgjegjshëm për atë që konsumoni dhe të mbani nën kontroll kaloritë.

9. Flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit mund të çojë në konsum më të lartë të kalorive. Sigurohuni që të flini të paktën 7-8 orë çdo natë.

10. Kryeni aktivitet fizik

Nuk është e nevojshme të shkoni në palestër çdo ditë. Ecni, bëni yoga ose zgjidhni një aktivitet që ju pëlqen për të djegur kaloritë e tepërta.

Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, mund të arrini qëllimet tuaja të humbjes së peshës, pa hequr dorë nga ushqimet që ju pëlqejnë. Sekreti është të bëni ndryshime të vogla dhe të qëndrueshme në stilin tuaj të jetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat