Vitet e fundit, tendencat e vendit të punës kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Mes të gjitha ndryshimeve, TikTok ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm
Përtej videove të kërcimit, TikTok është një rrjet social ku tashmë njerëzit ekspozojnë padrejtësitë në vendin e punës, ndajnë zhgënjimet e kërkimit të punëve dhe karrierës, si dhe mbrojnë të drejtat e punonjësve.
Influencuesit në TikTok ndajnë rregullisht këshilla për karrierën, duke nxitur tendenca virale rrotullohen rreth temave të vetëvlerësimit dhe karakterit sfidues.
Por ndërsa disa influencues në TikTok mund të ketë qëllime të mira, jo të gjitha këshillat e ndara në platformë janë të dobishme. Këtu janë disa këshilla të zakonshme që qarkullojnë nëpër TikTok, të cilat jo gjithnjë duhet t’i marrësh në konsideratë:
Bëni sa më pak punë
Shumë influencues të TikTok inkurajojnë përpjekje e pakta në punë. Ndjekja e kësaj këshille verbërisht mund të rrezikojë karrierën tuaj. Në një treg konkurrues pune, bërja e minimumit të mundshëm mund t’ju bëjë një person pa qëllime në karrierë dhe mund t’ju dallojë nga pjesa tjetër e stafit.
Në vend të kësaj, komunikoni me menaxherin tuaj për ndjenjat tuaja nëse ndjeni mbingarkesë dhe shfrytëzim në vendin e punës dhe punoni së bashku për një zgjidhje.
Ndërroni punë shpesh
TikToker-at jo pak herë sugjerojnë ndërrime të shpeshta pune për paga më të mira. Megjithatë, ndryshimi i vazhdueshëm i vendeve të punës mund të dëmtojë punësimin, sikurse edhe arritjet tuaja profesionale.
Punëdhënësit mund t’ju shohin si një rrezik, për shkak se preferojnë kandidatë me eksperienca pune më afatgjata. Për më tepër, një diferencë e vogël page nuk mund të jetë aq e vlefshme sa kënaqësia që të jep procesi i punës, marrëdhënia me stafin, ekuilibri punë-jetë apo mundësitë e rritjes.
Pasurohuni shpejt
Ndikuesit që promovojnë skemat e pasurimit të shpejtë, shpesh e lënë pas dore kohën, përpjekjen dhe rrezikun e përfshirë. Ata mund të shtyjnë vendime të nxituara duke ju premtuar që në një periudhë afatshkurtër do merrni kthim nga investimi, pra me pak fjalë: Lini punën tuaj të qëndrueshme për të ndjekur skemat e tyre të pasurimit të shpejtë. Jini të kujdesshëm ndaj këtyre skemave, pasi ato mund të çojnë në humbje financiare.
Aplikimi në punë të lehta
Ndjenja e mosvlerësimit në punë mund të çojë në aplikimin impulsiv për punë të shumta. Megjithatë, aplikimi në pozicione të parëndësishme apo që nuk kanë lidhje me shkollimin tuaj mund të humbasë kohën dhe të dëmtojë reputacionin tuaj. Punëdhënësit duan kandidatë të motivuar që i përshtaten roleve specifike. Në vend të kësaj, përqendrohuni në aplikimet që përputhen me qëllimet tuaja të karrierës.
Ndërsa TikTok mund të jetë një burim frymëzimi, është thelbësore të dini se jo të gjitha këshillat e dhëna nga influencuesit janë të zbatueshme për çdo situatë dhe disa këshilla mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë.