Takimet padyshim që krijojnë emocione të shumta dhe intensive, si për shembull: padurim, ankth, gëzim, apo e zhgënjim, në varësi të personave me të cilët jemi shoqëruar.
Ekspertja e seksit, Catilin Cantor, sugjeron ndalimin e komunikimit nëse personi përballë nesh shfaq një nga tre shenjat e mëposhtme, të cilat cilësohen si “flamuj të kuq”.
Referenca për seksin që në fillim
Cantor shprehet se nëse personi përballë flet më shumë për seksin që në takimet e para atëherë ndoshta nuk është partneri/ja më i/e mirë, pasi momentet e par nuk janë koha e duhur për të diskutuar nevojat dhe preferencat seksuale. Diskutimi për marrëdhënien intime përveçse se është serioze, gjithashtu duhet të kryhet në momente më private e të qeta.
Ish-partnerët në fokus
Momentet e para të takimit me dikë duhet të jenë të kushtuara në njohjen me njëri tjetrin, kalimin e kohës së mirë dhe të qenurit në rehati me personin përballë. Ekspertja e seksit Cantor shprehet se nëse personi që kemi dalë në takim është në fokus të plotë për të treguar gjithçka për ish-partnerin/en, ka mundësi që të mos e ketë kapërcyer të kaluarën e tij/saj dhe ka ende nevojë për të shëruar plagët e dashurisë.
Planet për të ardhmen
“Kapja pas të shkuarës mund të jetë një flamur serioz dhe i madh për takimet e para, por po ashtu janë edhe planet për të ardhmen. Kur takimi juaj, me të cilin njiheni prej disa orësh, i referohet momenteve tuaja të ardhshme së bashku dhe zhvillimit të marrëdhënies (e cila ende nuk ka filluar), atëherë mund t’ju duhet të mendoni me shumë kujdes se si do të zhvillohet takimi juaj dhe nëse ka do të jetë më shumë. Ju mund të ndiheni mirë me këto raporte, por ato nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për manipulim. Duhen më shumë se disa momente në një kafene apo park për të ëndërruar të ardhmen tuaj së bashku. A do të flisnit me një të panjohur në autobus për të ardhmen tuaj së bashku? Ndoshta jo, ndaj përpiquni të mos rrëmbeheni nga kjo sjellje ‘fake’”, thekson Catilin Cantor.