Më 19 gusht qielli do të ndriçohet nga Hëna e plotë, e cila këtë herë do të jetë në Ujor. Hënat e plota, si zakonisht, janë një event qiellor që të inkurajojnë të lësh pas gjërat që nuk të shërbejnë më. Hëna e plotë në Ujor të motivon që të gjesh dëshirën tënde për të mësuar edhe më shumë, në mënyrë që të njohësh më mirë veten dhe marrëdhëniet që krijon.
Gjatë kësaj Hëne të plotë, do të lexosh më shumë libra, do të fiksohesh me podkaste, si dhe do të marrësh informacione, të cilat mund të të çlirojnë nga traumat e mëparshme. Do të rishohësh edhe një herë interesat e tua të mëparshme dhe mund të themi që është një moment shumë i mirë për mendimet e tua dhe reflektimet që ke gjatë kësaj periudhe.
Meqë ra fjala, le të mos harrojmë edhe që Saturni është në Ujor dhe njihet si ‘babai i kohës’. Energjia e Ujorit do të të bëjë që me ose pa dëshirën tënde, të thyesh tradita dhe të ecësh para me besim. Merr kohën tënde për të lexuar, reflektuar dhe përqafuar risitë që mendon se do ta përmirësojnë jetën tënde.
Hëna e plotë do të kundërshtojë Dielli dhe prapavijën e Mërkurit, ndaj mund ta gjesh veten pak konfuz/e. Mundohu që të mos lidhesh me gjërat e së shkuarës. Ujori është një shenjë që udhëhiqet nga Saturni dhe Urani, ndaj ki shumë durim gjatë kësaj periudhe.
Dashi
Gjatë kësaj Hëne të plotë mund të përjetosh reagime të përziera ndaj dëshirave që njerëzit e tjerë kanë karshi teje, për të krijuar një raport me ty. Gjatë javëve të fundit, ish-at kanë nisur të kontaktojnë me ty dhe do të ndjesh kuriozitet dhe shqetësim për qëllimet e tyre. Mundohu të bësh biseda të lehta, që s’kanë lidhje me vendime të rëndësishme. Mos e ngatërro vetminë me dashurinë, pasi kjo mund të shkaktojë lëndime.
Demi
Presioni që po përjeton në karrierën tënde mund të bëjë që të neglizhosh pak veten dhe personat e rëndësishëm në jetën tënde. Të gjithë kemi detyrime, ama, kjo nuk do të thotë që duhet ta lëmë pas dore veten dhe nevojat që kemi. Ndonjëherë, duhet ta dish se kur duhet të ndalosh dhe të bësh një strategji më të mirë për t’i bërë gjërat të funksionojnë në favorin tënd.
Binjakët
Prapavija e Mërkurit në Luan sjell shumë kujtime që lidhen me rininë dhe momentet e tua të bukura. Kjo do të të sjellë mundësi të reja për të reflektuar dhe për të ndjerë nostalgji. E tashmja po ndodh tani, ndaj është mirë që të mos biesh pre e melankolisë. Mëso që të shkëputesh nga gjërat që nuk të shërbejnë dhe shikoje me një sy tjetër të ardhmen.
Gaforrja
Mos po përjeton vallë frikën se je bërë barrë apo po shqetësohesh se komuniteti dhe njerëzit që të rrethojnë do ta harrojnë ekzistencën tënde në momentin që do të përjetosh një disfatë? Çdo lot, rrezik, apo kërkesë në një marrëdhënie kërkon një forcë specifike. Ti mund të imagjinosh skenare negative, por a ia vlen vërtet?
Luani
Gjatë kësaj Hëne të plotë po krijon një distancë të vogël mes vetes dhe marrëdhënieve që ke krijuar me njerëzit e afërt. Ky nuk është domosdoshmërisht sezoni i ndërprerjeve të raporteve, ndaj është mirë që herë pas here t’i rikujtosh miqtë dhe t’ua bësh të qartë që të duhen ca momente vetmie për reflektim. A je i/e lumtur dhe i/e përmbushur? Mos po i shmangesh ndonjë mesazhi që do ta përcjellësh? Rendit mendimet dhe më pas, vepro.
Virgjëresha
Ndërsa krijon një hapësirë specifike për veten, sigurohu që të mos lësh pas dore aktivitetet e tua të përditshme. Ndjesia e lodhjes dhe nevoja për pushim mund të mbizotërojë edhe në mendimet e personit më të motivuar dhe të palodhur, ndaj mos ia kurse vetes. Edhe pse ti je një individ shumë i përpiktë, është me rëndësi që të karikosh energjitë e tua për të ecur edhe më larg.
Peshorja
Qetësohu, Peshore! Bota vijon të rrotullohet dhe njerëzit nuk kanë ndryshuar mendim për ty. Ata janë të gatshëm dhe kanë dëshirë që të kalojnë sa më shumë kohë me ty. Mësohu që të heqësh pak dorë nga sfidat e pafundme që i vendos vetes dhe t’i shijosh ditët ashtu siç të vijnë. Lejoje veten që t’i besojë procesit.
Akrepi
Dil pak jashtë, qarkullo dhe takohu me njerëzit! Atmosfera e përgjithshme tanimë përkon me një përzierje të çuditshme mes shpresës dhe lodhjes. Personat e sigurt në vetvete mund të shkaktojnë pak nervozitet tek ata që janë të lodhur dhe jo dhe aq të sigurt. Gjej një ekuilibër, jepu kurajo miqve që ndihen të lodhur dhe të pamotivuar dhe argëtohu sa më shumë.
Shigjetari
A duhet të vijosh të mbash në jetën tënde gjëra të padobishme dhe të përqendrohesh te zakonet që nuk të duhen më? Edhe pse mund të ndihesh mirë me rehatinë që të sjell një veprim që ke vite që e bën, sërish ekziston rreziku të mos dalësh për shumë kohë nga kjo vorbull. Përqafo sjellje të reja dhe qëndro stoik/e ndaj tyre.
Bricjapi
Ndonjëherë duhet të sakrifikosh shumë për të shkuar në nivelin tjetër. Koha për argëtim është po aq e domosdoshme sa puna, i dashur Bricjap. Trupi dhe mendja jote kanë nevojë për pushime, për të vijuar para me vetëbesim. Nëse ndihesh i/e tensionuar gjatë kësaj kohe, cakto një periudhë pushimi.
Ujori
Ndonjëherë, të gjithë biem në kurthin e krijimit të një personi imagjinar, për ta krahasuar me veten. Problemi me këtë kurth është se ti i jep jetë një realiteti të rremë, të cilin e mat me veten. Por, a ke dëshirë të përqendrohesh te vetja dhe të ecësh përpara për ëndrrat e tua? Egoja jote mund të krijojë njëfarë distance mes teje dhe dëshirave të tua.
Peshqit
Kur stresi grumbullohet, nuk mund të pretendosh se vetëm mendja jote cenohet. Që nga mënyra se si merr frymë e deri te lidhja me të tjerët, i gjithë trupi yt ndikohet nga stresi. Gjatë kësaj Hëne të plotë, jepi mundësinë vetes për një qetësim dhe mundohu të gjesh paqen, përmes mënyrave që ti di.