Ja pse personat që ushtrohen rregullisht nuk kanë shanse të preken nga sëmundjet mendore

Life style

Ja pse personat që ushtrohen rregullisht nuk kanë shanse të preken nga sëmundjet mendore

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 23:53
Ilustrim

Ushtrimet fizike ulin rrezikun për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer, kanë deklaruar shkencëtarët pasi kanë gjetur një lidhje mes shëndetit të dobët të zemrës dhe problemeve me memorien.

Një studim i ri nga Vanderbilt University Medical Center tregon që personat, zemra e te cilëve pompon më pak gjak, kanë qarkullim më të vogël në lobin e përkohshëm.

Pikërisht në këtë zonë të trurit çrregullimet mendore paraqiten fillimisht. Për personat të cilët kanë regjim të dobët fitnesi si dhe shëndet të keq të zemrës, truri i tyre është potencial për tu plakur më herët , madje mund të jetë rreth 20 vjet më i plakur.

Ekspertët kanë paralajmëruar që këto studime duhet t’i nxisin të gjithë të merren me ushtrime të paktën 30 minuta në ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat