Në një marrëdhënie, është e rëndësishme të dallosh kur një njeri është i sinqertë dhe kur po përfiton nga emocionet e tua. Ndonjëherë, njerëzit përdorin këto strategji për përfitime personale, qoftë emocionale, financiare apo thjesht për kënaqësinë e tyre. Ja pesë shenja të cilat mund të tregojnë se dikush po përfiton prej teje.
Është gjithmonë i paqartë
Në fillim të një marrëdhënieje, çdo bisedë dhe takim duket magjik. Por kur vjen puna për të marrë vendime ose për të diskutuar të ardhmen, ai gjithmonë gjen mënyra për të shmangur diskutimet e qarta. Kjo paqartësi shpesh të lë me ndjesinë se nuk je prioritet dhe krijon pasiguri.
Si ta përballosh këtë:
Përcakto qartë se çfarë kërkon dhe mos ki frikë të flasësh për ndjenjat e tua. Marrëdhëniet duhet të bazohen në komunikim të hapur dhe respekt të ndërsjellë.
Të kontakton vetëm kur i përshtatet atij
Nëse ai të shkruan ose telefonon vetëm kur ka nevojë për diçka ose kur është i lirë, pa marrë parasysh orarin apo nevojat e tua, kjo tregon një mungesë respekti për kohën dhe jetën tënde.
Si ta përballosh këtë:
Vendos kufij dhe respekto kohën dhe emocionet e tua. Jepi përparësi vetes dhe mos lejo që të ndihesh gjithmonë e disponueshme për dikë që nuk të respekton.
Ai manipulon situatat në favorin e tij
Njerëzit që përdorin të tjerët shpesh përpiqen të paraqiten si viktima në çdo situatë, duke të të bërë të ndihesh fajtor/e edhe për gjërat që nuk janë faji yt. Kjo është një formë e manipulimit që mund të dëmtojë vetëbesimin tënd.
Si ta përballosh këtë:
Mos vendos në diskutim gjëra që je e sigurt që i ke parë. Mos lejo që dikush të përmbysë realitetin dhe të të fajësojë për gjithçka.
Kërkon mbështetje, por nuk të ndihmon kur ke nevojë
Një marrëdhënie e shëndetshme bazohet në mbështetje të ndërsjellë. Nëse ai gjithmonë pret që ti të jesh aty për të, por kur ti ke nevojë për ndihmë ai nuk është, kjo tregon një mungesë përkushtimi.
Si ta përballosh këtë:
Një marrëdhënie duhet të jetë e balancuar. Nëse ndihesh i/e lodhur dhe i/e papërkrahur, është koha të rishikosh nëse kjo lidhje është e shëndetshme për ty.
Nuk e respekton kohën dhe emocionet e tua
Dikush që të përdor nuk do ta marrë parasysh se si ndihesh ti. Personi do të veprojë në bazë të interesave të tij dhe nuk do të marrë në konsideratë emocionet dhe nevojat e tua.