Dashuria është lidhja e fortë ndërmjet të gjitha emocioneve dhe është gjithmonë shumë e dhimbshme të humbasësh dikë që dashuron, me të cilin keni planifikuar të kaloni një jetë së bashku.
Çfarë ndodh që prishet një marrëdhënie në dukje e bukur? Çfarë ndodh me personin, i cili më parë ju kishte idealizuar dhe ju donte aq shumë dhe papritmas ju zhvleftëson, braktis dhe konsiderohet si themeli i vuajtjve?
A është narcisti i vetëdijshëm për dëmin që shkakton?
Përveç vuajtjes që sjell narcisisti ndaj viktimës së tij, ai vetë vuan. Është e vështirë të besohet, por e vërtetë. Vuajtjet e narcisistit lidhen me ndjenjat e vërteta, pamundësinë e të qenit në gjendje për të deshifruar emocionet e të tjerëve. Ne mendojmë se narcisisti është i paaftë të dashurojë, por e vërteta është se nuk është në gjendje të pranojë dashurinë e një personi tjetër dhe kjo pengon çdo formë të mirëqenies së vërtetë.
Narcisist nuk është gjithmonë plotësisht i vetëdijshëm për dëmin që shkakton për viktimat e tij.
Megjithëse në mënyrë të pandërgjegjshme, një narcisist mund të shkatërrojë marrëdhënien. Dhe vetëm për shkak se ai nuk është në gjendje të njohë ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve. Dhe kjo paaftësi për të kuptuar emocionet e njerëzve të tjerë, pastaj, çon atë në shtrembërimin e interpretimeve të qëllimeve dhe si pasojë të gjenerojë sjellje jofunksionale, ose më shkatërruese.
Narcisist i vetëdijshëm
Por ka edhe narcisist të vetëdijshëm për dëmin që i shkakton, por nuk janë të interesuar dhe jo për shkak se nuk ka ndjeshmëri, por për shkak se janë të çoroditur; Ai beson se qëllimi justifikon mjetin. Kjo bëhet edhe më e rrezikshme për shkak se ai zakonisht nuk ka kufij në arritjen e objektivave.