Nëse në vitin 2016, konturimi i fytyrës ishte trendi i momentit, të paktën në dy vitet e fundit mbizotëron pluhuri i faqeve (blush). Ky produkt vjen në formën e pluhurit, kremit, në trajtë të lëngshme apo formula të tjera hibride që tashmë kanë zënë vendin e tyre.
Së fundmi, tonalitetet e pjeshkës kanë zëvendësuar rozën që mbante fronin. Por këtë vjeshtë, edhe një tjetër trend do të mbizotërojë duke shkrirë më të mirën e të dyja periudhave.
“Blonzer” është një përzierje e blush-it dhe nxirësit të faqeve (bronzer). Në bazë të tij, janë nuancat e ngrohta të terrakotës që mund të jenë më të lehta ose më të thella në varësi të ngjyrës së lëkurës. Kjo mund të rezultojë në kanellë apo në kumbull me tonalitet të kuq.
“Blonzer” krijon një efekt nxirjeje të lehtë kurse nuancat e terrakotës ngjyrosin faqet aq sa duhet dhe duket shumë natyral. Njëkohësisht hijezon formën e faqeve duke i konturuar si dhe e bën më të ngrohtë pamjen tuaj.
Një tjetër avantazh është që qëndron mirë në shumë ngjyra lëkure. Për më tepër, shkurtoni kohën për të aplikuar blush dhe bronzer sepse ju duhet vetëm një produkt.