Të gjithë dëshirojnë ta kthejnë shtëpinë një ambient më të rregullt dhe më të sistemuar, por jo gjithnjë është e mundur. Megjithatë, ka një metodë që të ndihmon të vendosësh rendin në shtëpinë tënde
“Ka shumë arsye pse rrëmuja ndihet më shumë në prag të çdo sezoni të ri stinor, pasi ju mund të keni lidhje sentimentale me artikuj të ndryshëm, ndaj dhe nuk e keni gjithmonë të lehtë që të hidhni gjërat,” thotë organizatorja profesioniste Katrina Hassan.
Në vitin 2022, një studim “University of Connecticut” zbuloi se duke kontrolluar rrëmujën në shtëpi, ju ulni stresin që vjen nga rrëmuja. Po nga ky studim u zbulua se njerëzit ishin më pak të acaruar dhe më produktivë kur bashkëvepronin në një mjedis të rregullt.
Çfarë është metoda “12-12-12” dhe si ta praktikoni atë?
Kjo është një strategji që përfshin tre hapa të thjeshtë: Gjetjen e 12 artikujve për t’i hedhur, 12 artikujve për t’i dhuruar dhe 12 artikuj për t’i mbajtur. E popullarizuar nga Joshua Becker, metoda është krijuar për të “punuar” më shumë në menaxhimin e këtij procesi përzgjedhës.
Ju mund ta praktikoni dhomë pas dhome duke zgjedhur 12 artikuj në secilën dhomë për t’i hedhur, për t’i dhuruar dhe për t’i riorganizuar.
Ekziston një renditje kryesore që ta keni më të lehtë sistemimin: Veshje, libra, dokumente dhe sende sentimentale, të cilat më pas mund t’i ndani në kategori të tjera.
“Përqendrimi në vetëm një kategori na ndihmon të mos ndihemi të mbingarkuar sepse jeni duke ndjekur një linjë që ju nxit që të mos lidheni shumë me objekte të caktuara që mund të jenë të dhurata, të blera etj. Të jesh në gjendje të ecësh përpara është me të vërtetë shumë e rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse metoda ju nxit që t’i lini gjërat sentimentale në fund,” përfundon Becker.