Me ardhjen e stinës së vjeshtës lulet e ballkonit kërkojnë kujdesin e tyre, pasi gjethet mund të kenë filluar të zverdhen prej diellit të fortë gjatë verës.
Marsida Bushi nga Oazi Festiv ka dhënë këshillat e saj në Living Room për mënyrën se si duhet t’i trajtojmë lulet këtë muaj, duke kërkuar të mos hidhen ato dhe të mos zëvendësohen me të reja.
Të gjithë duam të kemi lule që lulëzojnë tashmë por ato kanë nevojë që ne të vazhdojmë të kujdesemi dhe t’I mbajmë në jetë. Në mënyrë që ta kuptojmë se një lule ka përfunduar ciklin e saj, duhet të marrim një kërcell të saj dhe të kuptojmë nëse ka ende gjelbërim. Nëse lulja ka edhe gjethe të gjelbra përveç atyre të thata, ajo patjetër mund të rimëkëmbet.
“Megjithatë ka disa lule që zhvishen plotësisht nga gjethet, psh lule bora e ka gjethen e vet shumë të vrishtë. Ose janë disa lule të tjera të familjes së zambakëve që janë të brishta, por nëse ne provojmë te ai kërcelli që e këpusim që ka ende lëng ose është i gjelbër, atëherë cikli i tij nuk ka përfunduar dhe ne mund ta mbajmë lulen ende në jetë. Këto lule na tregojnë që janë shumë të durueshme, shumë të forta dhe procesi i tyre I jetës kalon nëpër të gjitha këto cikle të ndalesave dhe rifillimeve dhe ky është mësimi më i madh që ne marrim nga jeta e bimëve”, ka thënë Bushi.
Ajo ka treguar se kur janë bimë me lule ose gjethe të thara duhet t'i pastrojmë këto gjethe dhe t'i ushqejmë me ushqyes ose kimikate që merren në farmaci bujqësore./Living