Filloni t’i praktikoni këto rregulla dhe do të përjetoni përvojën më të bukur seksuale jetësore
Tekstet e lashta indiane thonë se qëllimi i tantra është ndriçimi shpirtëror. Fjalori e përkufizon tantrën si pjesë hindu ose budiste që kanë të bëjnë gjithashtu me praktikën seksuale.
Ka rituale dhe ceremoni tantrike të panumërta, por përtej ekstazës së dhomës së gjumit, çështja është të jesh krijues dhe më i vetëdijshëm për të qenë një qenie shpirtërore. Bazat e artit të tantrës thonë se meshkujt mund të forcojnë dhe ruajnë shëndetin e prostatës, të rrisin fuqinë seksuale dhe të mësojnë të kontrollojnë ejakulimin përmes ushtrimeve.
Mënyra më e mirë që këtë ide t’ia paraqitni partnerit është sikur ndonjë formë argëtimi të ri në krevat. Duket se mes jush është zhdukur pasioni dhe dëshironi një atmosferë të ndezur në shtrat? Pak partnerë do të jenë kundër këtyre metodave bazë.
Revista Essence sugjeron këto këshilla tantrike për fillestarët bazuar në librat Urban Tantra dhe Ecstasy is Necessary nga Barbara Karelas.
Shikimet intensive
Thuhet që sytë janë pasqyra e shpirtit, prandaj kjo metodë kërkon shtatë minuta kontakt të pandërprerë me sy ndërmjet partnerëve. Këtë do të duhej ta praktikoni çdo ditë. Gjatë atyre shtatë minutave mos e shmangni shikimin nga njëri-tjetri, assesi mos komunikoni dhe përpiquni ta harmonizoni ritmin e frymëmarrjes.
Propozohet që metodën ta bëni në mëngjes, sepse atëherë do të mendoni për njëri-tjetrin gjatë ditës.
Intimiteti
Metoda e dytë është përqendruar në frymëmarrje gjatë seksit që do të duhej të bëhej plotësisht e sinkronizuar. Shumë çifte vështirë se kanë kohë për intimitet me të gjitha angazhimet e tjera të jetës, veçanërisht nëse kanë fëmijë, por duhet të rregullohen prioritetet. Në marrëdhëniet dhe martesat e gjata, seksi është shpesh rutinë, ndaj Karelas sugjeron që partnerët të organizohen ndryshe për të gjetur kohë për intimitet.
Kohën të cilën zakonisht ia kushtoni jetës seksuale tani dyfishojeni. Në vend që të nguteni dhe të mendoni për kulmin seksual, ndani më shumë kohë, studiojeni njëri-tjetrin, sepse kjo është mënyra që të gjeni pika të reja të cilat ju eksitojnë dhe ju ofrojnë kënaqësi. Interesohuni, për shembull, për jogën tantrike, përkatësisht për praktikën e lashtë e cila përdor energjinë seksuale në mënyrë që të arrijë gjendje më të lartë të vetëdijes.
Mënyra e këtillë e bën jetën seksuale shumë të zjarrtë, ndërkaq lidhja ndërmjet partnerëve bëhet edhe më e fuqishme.