Nuk janë vetëm pitbullët të gatshëm për të sulmuar. Barinjtë gjermanë, dobermanët, rotvajlerët, mastifët dhe terrierët e tjerë gjithashtu tregojnë këtë tendencë
Pitbullët në veçanti tregojnë qëndrueshmëri në betejë dhe do të vazhdojnë të sulmojnë edhe nëse kanë gjymtyrë të thyer dhe kanë gjakrrjedhje (nuk është më kot që mbarështimi, shitja, tregtimi dhe zotërimi i pitbullëve amerikanë (raca “më e mirë”) është e ndaluar me ligj në disa shtete).
Portali “Wired” i është përgjigjur pyetjes se si të mbroheni realisht nga sulmet e qenve, sidomos nga pitbullët.
Qëndroni aty ku jeni
Nëse mendoni se qeni do të sulmojë, mos ikni.
Grabitqarët priren të ndjekin nëse “instinkti i gjahut” të tyre shkaktohet. As Usain Bolt nuk do të mund t’ia kalonte me vrap një qeni. Mos luani me të.
Mos tregoni shenja frike
Qëndroni të qetë. Nëse mundeni, ngjituni diku lart, si p.sh. në një pemë. Qentë mund të kërcejnë, disa pitbullë mund të kërcejnë deri në dy metra, por nuk mund të ngjiten në pemë.
Mbroni arteriet dhe venat më të mëdha
Nëse keni diçka me vete, si p.sh. një çadër, shtyjeni me të për t’i dhënë qenit diçka për të sulmuar. Mundohuni të parandaloni që të mos ju afrohet t’ju kafshojë këmbët, fytyrën dhe qafën tuaj.
Mos u përpiqni të zgjatni dorën
Kur pitbullët sulmojnë, ata shkaktojnë dëme në gjahun e tyre në atë që quhet “kafshimi, mbajtja dhe tundja”. Mundohuni t’i fusni dorën në fyt për ta ngufatur.
Mundohuni të mos bëni panik
Kur një pitbull ngul dhëmbët në dorën tuaj, ai nuk do të lëshojë. Qëndroni në këmbë sa më gjatë të jetë e mundur dhe, nëse mundeni, përpiquni ta frenoni qenin duke i vendosur dorën tuaj të lirë rreth qafës.
Luftoni ose qëndroni diku derisa dikush t’ju ndihmojë
Ose prisni që të vijë ndihma ose përpiquni të paaftësoni qenin: ngufatja është sigurisht një opsion, edhe gropat e syrit janë veçanërisht të lëndueshme. Nëse policia arrin para se të rrjedh gjak deri në vdekje, ata do të heqin qafe qenin.