Të jesh nënë është një nga rolet më të bukura, por edhe më sfiduese. Kur në këtë ekuacion shtohet edhe një karrierë e suksesshme, shumë gra ndihen të mbingarkuara, sikur nuk mund t’i bëjnë të dyja rolet si duhet. Megjithatë, ka mënyra të zgjuara dhe frymëzuese për të menaxhuar të dyja anët e jetës, pa u ndjerë e lodhur apo fajtore. Me strategji të thjeshta, ti mund ta mbash të balancuar jetën si nënë dhe profesioniste, duke ruajtur lumturinë personale.
1. Prano që nuk je superheroinë (dhe s’ke pse të jesh!)
Shumë gra përpiqen të bëjnë gjithçka dhe të arrijnë perfeksionin në çdo rol. Por, për të qenë një nënë e lumtur dhe një profesioniste e suksesshme, është e rëndësishme të pranosh se nuk ke pse të bësh gjithçka vetë. Delego disa nga përgjegjësitë. Kërko ndihmë nga partneri, familja ose një dado nëse është e mundur. Mos harro, të kujdesesh për veten tënde është po aq e rëndësishme sa kujdesi për të tjerët.
2. Bëj një plan për prioritetet e tua
Ndarja e kohës ndërmjet karrierës dhe familjes është art më vete. Bëj një listë të gjërave që janë më të rëndësishme për ty në të dyja fushat. Pastaj, vendos se cilat janë ato aktivitete janë më urgjente dhe cilat mund të bëhen më vonë ose të delegohen. Mbaj mend se përparësitë mund të ndryshojnë nga një javë në tjetrën dhe kjo është krejtësisht normale.
3. Përdor teknologjinë si mjet për të kursyer kohë
Një nga përfitimet e të qenit në një epokë digjitale është mundësia për të punuar nga distanca dhe për të përdorur teknologjinë si një mënyrë për të lehtësuar jetën. Përdor aplikacione për organizimin e detyrave ditore, apo ‘reminders’ për takimet, për të kursyer kohë dhe për të shmangur stresin apo lënien e detyrave për në moment të fundit.
4. Gjej balancën mes cilësisë dhe sasisë së kohës
Shumë nëna shqetësohen se nuk po kalojnë mjaftueshëm kohë me fëmijët e tyre. Por, është cilësia e kohës që kalon me ta që ka më shumë rëndësi sesa sasia. Kur je me fëmijët, përpiqu të jesh plotësisht e pranishme dhe e përfshirë, pa shpërqendrime nga puna ose teknologjia. Një orë e kaluar me vëmendje të plotë është më vlerë se disa orë të shpërqendruara.
5. Mbro kohën dhe energjinë tënde
Kufijtë janë të domosdoshëm për të mbrojtur kohën dhe energjinë tënde. Kur je në punë, përqendrohu në punën tënde dhe përpiqu të mos lejosh që përgjegjësitë familjare të ndikojnë gjatë orarit të punës. Po kështu, kur je me familjen, përpiqu të largohesh nga punët dhe detyrat e zyrës, duke krijuar një ndarje të qartë mes dy jetëve. Kjo do të të ndihmojë të mbash një ekuilibër më të mirë.
6. Kujdesu për veten
Ndryshe nga sa mendon, të marrësh kohë për veten nuk është egoizëm. Në fakt, është një investim për mirëqenien tënde fizike dhe mendore. Kujdesu për gjumin, ushqimin dhe shëndetin mendor. Një nënë dhe një profesioniste e lumtur është më e aftë të përballojë sfidat dhe të gjejë zgjidhje krijuese për problemet që has gjatë ditës.
7. Mos kërko të jesh e përsosur
Një nga mësimet më të vlefshme që mund të marrësh është se nuk ekziston përsosmëria. Prano që do të ketë ditë kur asgjë nuk shkon sipas planit dhe kjo është në rregull. Mëso të pranosh që ndonjëherë do të bësh gabime, si në punë, ashtu edhe në prindërim. E rëndësishme është që të mbash një qasje pozitive dhe të mësosh nga këto përvoja.