Tre shenja që do të qajnë më shumë për miqtë që kanë humbur sesa për ish-in

Life style

Tre shenja që do të qajnë më shumë për miqtë që kanë humbur sesa për ish-in

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Demi

Nuk është aspak e lehtë për një Dem të bëjë miq të rinj. Jo vetëm për jetën që bën, pasi nuk ka shumë mundësi për të takuar njerëz të rinj, por edhe sepse si person është i mbyllur dhe nuk u beson lehtë njerëzve. Për ta konsideruar dikë si mik të tij, ky person duhet t’i nënshtrohet shumë testeve dhe shumë sprovave. Edhe vite duhet të kalojnë – mos të them – që miqësia të konsiderohet… miqësi. Pra, mund të kuptohet lehtësisht pse Demi do të lëndohet kaq shumë kur të humbasë këta miq.

Bricjapi

TjetrI në listën tonë: Bricjapi. Dhe po, humbja e miqve të përbashkët që kishte me ish-in e tij do të jetë një goditje e madhe. Bricjapi nuk është as një person i hapur, as aq i shoqërueshëm, as personi më i dashur për të fituar simpatinë e menjëhershme. Do të thonim… të kundërtën, pasi shenjat e tjera të horoskopit e konsiderojnë të largët dhe të ftohtë. Le të jetë që Bricjapi, pikërisht sepse i përkushtohet studimeve, karrierës dhe punës, nuk ka kohë të lirë dhe energji të mjaftueshme për shoqërim. Prandaj, më lehtë do të pranojë ndarjen, si pasojë e natyrshme, sesa prishjen e një shoqërie.

Gaforrja

Me të njëjtën logjikë lart e poshtë si Demi, edhe Gaforrja lëviz në jetën e saj. Dhe ajo si person, nuk është aq sociale apo e hapur për të bërë miq të rinj. Sigurisht, ajo nuk u beson as njerëzve me “jam shumë i lumtur”. Sidomos me rritjen e moshës dhe rinisë së sajj, e ka edhe më të vështirë të krijojë miq të rinj. Ashtu si Demi, Gaforrja është përgjithësisht familjare, e mbledhur dhe me një rreth të ngushtë miqsh. Jo se nuk do të lëndohet për ndarjen, do ta mendojë vetëm si një humbje të dyfishtë dhe goditja do të jetë më e madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat