A jeni në listë? 3 shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

Life style

A jeni në listë? 3 shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 19:56
Ilustrim

Gati për një sezon fantastik, plot emocione dhe dashuri? Duket se pas verës që mund të ketë lënë jo pak boshllëk te shumë persona që i kanë kaluar vetëm aventurat mes diellit, plazhit dhe fundjavave të gjata, vjeshta do të jetë “shpërthim” ndjenjash, sidomos për të lindurit e tri shenjave të horoskopit.

Gaforrja

Planeti Mars do të jetë në shenjën tuaj deri në 3 nëntor, duke ju dhënë më shumë guxim drejt gjërave që doni apo marrëdhënieve në çift. Për më tepër, që kjo shenjë do të jetë nën ndikimin e romancave nga fillimi i vjeshtës e deri në fund të sezonit. Në mes të tetorit, Gaforret do të përballen me një kulmim dashurie, ndaj lëreni veten të lirë të eksploroni ndjenjat dhe të kuptoni se çdo të thotë të jesh i/e dashuruar. Në javën në vazhdim, shtëpia e raporteve në çift dhe romancave për Gaforren do të sjellë shkëndija takimi me një mik/e të vjetër në një vend të pazakontë, ndaj thjesht mos frenoni veten dhe emocionet tuaja.

Luani

Javët e para të vjeshtës mund të jenë një periudhë reflektimi dhe pushimi pas çdo flirti që keni kaluar gjatë verës dhe ka shumë mundësi që Luanët të angazhohen seriozisht në njohje të reja. Persona shumë seksi dhe plot humor do të bëhen pjesë e rrethit tuaj shoqëror, duke e zgjatuar periudhën e njohjes dhe përkushtimit në një romancë të re deri në 10 nëntor. Planetet pozicionohen të gjitha në favor të kësaj shenje, duke forcuar çdo ndjesi që keni dhe duke përmbushur pritshmëritë në njohjet që sapo mund të kenë nisur.

Akrepi

Afërdita plot dashuri kalon pothuajse të gjithë muajin e parë të vjeshtës në shenjën tuaj, duke shtuar dozat e joshjes dhe ndjesitë tipike romantike. Sidomos muaji tetor do të kulmojë me më shumë fantazi, ndaj bëhuni gati që të planifikoni fundjava të gjata dhe mbrëmje romantike. Planifikoni netë të gjata takimesh dhe shijoni gjithçka sipa mënyrës suaj. Nëse jeni tipi i partnerit/es që pëlqen diskutimet e gjata dhe mesazhet me telefon, java e parë e tetorit është e duhura për të “ndezur” pjesën e komunikimit dhe për të shtruar kësisoj rrugën drejt një romance të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat