Horoskopi javor: Zbulo çka do të ndodhë me shenjën tënde

Life style

Horoskopi javor: Zbulo çka do të ndodhë me shenjën tënde

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 14:02
Foto nga takimi

Fillimisht duhet të kuptosh një situatë, pastaj të guxosh dhe t’ia dalësh. Të martën, një bashkëveprim mes Mërkurit në Virgjëreshë dhe Uranit në Dem sjellin një zgjidhje të thjeshtë, por të fuqishme për problemet e tua. Të enjten, Mërkuri hyn në Peshore dhe do të qëndrojë në këtë shenjë deri më 13 tetor, duke të të ndihmuar të përballesh me ndryshimet në marrëdhënie me më shumë pranim dhe harmoni. Hëna në Luan këtë fundjavë, do të të japë mundësinë të ndash emocionet, dëshirat, frikërat dhe dëshirat me njerëzit që kanë nevojë t’i dëgjojnë ato.

Dashi

Përqendrohu Dash! Një bashkëveprim mes Mërkurit dhe Uranit të frymëzon të jesh një person më i fokusuar, të shohësh zgjidhje edhe atje ku mendon se do të jetë e vështirë. Mërkuri hyn në zonën tënde të marrëdhënieve, e qeverisur nga Peshorja, duke të të dhënë aftësi komunikimi, për të përmirësuar lidhjet e tua romantike. Hëna në Luan mbështet besimin tënd, entuziazmin dhe gatishmërinë për të dashuruar.

Demi

Është koha për të komunikuar, i dashur Dem! Mërkuri dhe Urani të frymëzon të flasësh për një temë të vështirë, në vend që ta shmangësh atë. Mërkuri hyn në zonën tënde të mirëqenies, e cila udhëhiqet nga Peshorja. Kjo mbështet edhe përpjekjet për të përmirësuar mendjen, trupin dhe zemrën tënde.

Binjakët

E di kur është momenti të mbyllësh diçka? Mërkuri dhe Urani riformulon edhe një herë përfundimet e tua, në mënyrë që të jesh një person më optimist për të ardhmen. Mërkuri hyn në zonën tënde të besimit, e qeverisur nga Peshorja, duke rritur vetëvlerësimin, aftësitë kreative dhe pasionet e tua.

Gaforrja

Komunikimi është baza e një lidhjeje, Gaforre! Një bashkëpunim mes Mërkurit dhe Uranit të frymëzon të shprehësh dashurinë tënde, përmes të folurit dhe sjelljes. Mërkuri hyn në zonën tënde emocionale, duke të të dhënë ide se si ta rrisësh inteligjencën emocionale. Hëna në Luan do që të përqafosh një ritëm më të ngadaltë dhe t’i japësh vetes hapësirë.

Luani

Bashkëveprimi i Mërkurit me Uranin të martën të jep atë që pret kur bëhet fjalë për të fituar më shumë para. Mërkuri hyn në zonën tënde të komunikimit, duke zbutur qasjen tënde për t’u dhënë gjërave më shumë kuptim. Hëna në Luan do të ndriçojë për ty, duke sjellë më shumë kënaqësi, gëzim dhe përvoja të reja.

Virgjëresha

Eureka, Virgjëreshë! Një realizim i madh do të vijë në jetën tënde, falë bashkëveprimit Mërkur-Uran, prandaj aplikoje këtë mençuri për rezultate të shpejta. Mërkuri hyn në zonën tënde të të ardhurave të enjten, duke zgjeruar mundësitë për të marrë para për ditëlindjen tënde.

Peshorja

Gëzuar ditëlindjen, Peshore! Përqendrohu në të tashmen nën bashkëpunimin e Mërkurit me Uranin të martën, në mënyrë që dhimbja e së kaluarës të mos udhëtojë me ty. Mërkuri hyn në shenjën tënde të enjten, duke të dhënë më shumë inteligjencë, aftësi për të zgjidhur probleme dhe ide që mbështesin ndryshimet që dëshiron të bësh në jetën tënde. Bashkohu me miqtë këtë fundjavë sepse Hëna në Luan është e përsosur për festë.

Akrepi

Besimi është i ndërlikuar, Akrep. Bëj një bisedë të vështirë me miqtë e tu të martën, pasi do të kesh mbështetje nga bashkëveprimi i Mërkurit dhe Uranit. Të dy këta planetë të ndihmojnë të pastrosh ajrin dhe mbështesin përpjekjet e tua për shërim, ndaj është koha të tërhiqesh, të rinovosh raportet dhe të reflektosh më shumë. Hëna në Luan është produktive dhe ambicioze, ndaj lëre të të udhëheqë drejt ëndrrave të tua.

Shigjetari

Këtë javë, je zjarr, i dashur Shigjetar! Mërkuri dhe Urani të japin mundësinë të krijosh një strategji të qëndrueshme që të ndihmon të arrish rezultate fantastike profesionale, ndaj ki besim te planetet. Mërkuri hyn në zonën tënde të miqësisë, e cila qeveriset nga Peshorja, ndaj ndalo së punuari dhe lidhu me komunitetin dhe njerëzit që të mbështesin.

Bricjapi

Shikoje gotën gjysmë plot, Bricjap! Një bashkëpunim optimist Mërkur-Uran të ndihmon të shohësh një situatë me një qasje praktike dhe pozitive, duke lënë mënjanë cinizmin, i cili nuk ka asnjë efekt. Mërkuri shkon në Peshore gjatë ditës së enjte dhe tërheq drejt teje kolegë që duan të të shohin në rrugën e suksesit.

Ujori

E vërteta është e ndërlikuar, Ujor. Një bashkëpunim Mërkur-Uran të martën të frymëzon të shohësh një situatë nga një këndvështrim tjetër, jo me një qasje bardhë e zi. Mërkuri hyn në zonën tënde të eksplorimit të enjten, duke të të ndihmuar të marrësh ekspëriencën dhe edukimin e duhur për të zgjeruar horizontet e tua. Hëna e Luanit këtë fundjavë është e përsosur për flirt, joshje, mbrëmje takimesh dhe romancë.

Peshqit

Kërkesat përpara pakënaqësive! Një bashkëpunim Mërkur-Uran të martën të frymëzon të kërkosh atë që dëshiron, në mënyrë direkte, që të mos ndihesh i/e pakënaqur më vonë. Mërkuri hyn në zonën tënde të intimitetit, të qeverisur nga Peshorja të enjten, duke të të ndihmuar të kuptosh se si komunikimi nxit më shumë pasion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat