Gjenialët kanë ditur se si me një fjali të përfundojnë debatin e pakuptimet dhe përpjekjen për nënçmim
Pasi as personalitetet e mëdha të historisë njerëzore nuk kanë qenë imunë ndaj armiqve dhe provokimeve.
Zbuloni se si të ballafaqoheni me kundërshtarët në 10 përgjigje më të mira!
1. Sparta Filipit II të Maqedonisë:
Mbreti Filip: “Nëse ftoj këtë luftë, ju përgjithmonë do të jeni robër”
Sparta: “Nëse”
2. Stephen Hawking studentit:
Studenti: “Konstatoni që do të mund të ekzistonin gjithësi të shumta paralele. A do të thotë kjo që mund të ekzistojë gjithësi paralele në të cilën unë jam më i mençur se ju?”
Stephen Hawking: “Po. Si edhe gjithësia në të cilën ti je spirituoz”.
3. Dorothy Parker pijanecit:
Pijaneci: “Nuk mund t’i duroj budallenjtë”
Dorothy Parker: “Me siguri e ëma jote ka mundur”
4. Mahatma Gandhi gazetarit:
Gazetari: “Çfarë mendoni për civilizimin perëndimor?
Mahatma Gandhi: “Mendoj që civilizimi në Perëndim është ide e mirë”
5. Edna Ferber Noelu Cowardit:
Coward: “Edna, epo ti pothuajse dukesh si mashkull”
Edna Ferber: “Çfarë rastësie, edhe ti po ashtu”
6. Winston Churchill G. B. Shawit:
George Bernard Shaw: “Po jua dërgoj dy bileta për mbrëmjen e parë të shfaqjes së re. Merrni mikun… Nëse keni ndokënd.”
Churchill: “Assesi nuk mund të marr pjesë në mbrëmjen e parë. Do të vij në të dytën… Nëse do të ketë mbrëmje të dytë”
7. Groucho Marx garueses në emisionin televiziv:
Garuesja: “I kam dhjetë fëmijë”
Marx: “Dhjetë? Përse aq shumë?”
Garuesja: “Për shkak që e dua bashkëshortin tim”
Marx: “I dua edhe unë cigaret, mirëpo megjithatë herë pas here i nxjerr nga goja”
8. Elizabeth Taylor gazetarit:
Gazetari: “Cili personazh kryesor i mashkullit ju ishte partneri më i mirë në filma?”
Elizabeth: Ndër ata të cilët më janë më të dashurit, do të duhej të përmendja disa kuaj dhe qen”
9. Eminem gazetares:
Gazetarja: “Njerëzit po flasin që Lil Vein është dërguar nga Zoti për t’i mësuar njerëzit se si të këndojnë muzikën rep…”
Eminem: Nuk më kujtohet që e kanë dërguar dikë”
10. Mozart adhuruesit:
Adhuruesi: Zoti Mozart, po mendoj për të shkruar simfoni. Mund të më jepni ndonjë propozim si t’ia filloj?”
Amadeus Mozart: “Simfonitë janë forma të ndërlikuara muzikore, mbase do të duhej të filloni me diçka më të thjeshtë, dhe ngadalë të arrini te simfonitë”
Adhuruesi: “Mirëpo, zoti Mozart, ju keni shkruar simfoni në moshën tetëvjeçare!”
Amadeus Mozart: “E vërtetë, mirëpo unë askënd nuk e kam pyetur si ta punoj ato”