Çfarë mund të bëjmë kur nuk kemi dëshirë për të bërë asgjë!

Life style

Çfarë mund të bëjmë kur nuk kemi dëshirë për të bërë asgjë!

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 20:15
Ilustrim

Sa herë e kemi gjetur veten në një gjendje apatie  dhe mungese motivimi për të vepruar e për të ecur përpara. Ka ditë që ndjejmë se jemi të pafuqishëm edhe në kryerjen e detyrave më elementare të përditshmërisë sonë. Kemi ato momente në të cilat shqetësohemi e kemi ndjesinë e fajit se gjëra që presin të përmbushen nga ne, mbeten aty dhe presin “rizgjimin” tonë. Të gjithë që na rrethojnë na këshillojnë e inkurajojnë duke na mbështetur me fjalë të tipit “Mos u merakos kaq shumë”, “Qetësëohu”, “Jepi kohë vetes”, e të gjtha këto nuk është se na bëjnë efekt dhe nuk na ndihmojnë në ndryshimin e shumë dëshiruar. Në fakt, për t’a tejkaluar këtë ndjesinë e pafuqisë dhe për të rrimarrë fuqinë në duart tuaja, do të ishte mirë të nisni gjithaçka nga vetja:

Ti ke nevojë të pushosh.

Shpeshherë, të mos kesh deshirë të bësh asgjë, nënkupton që truri dhe trupi yt, kanë nevojë të pushojnë. Dhuroji vetes “Ditën e shëndetit mendor” dhe përqëndrohu në gjërat që të ndihmojnë të ndjehesh mirë dhe që të pëlqejnë të bësh më së shumti.

Dëgjoji emocionet e tua.

Pyëte veten: Është ankth,lodhje, acarim… Përpiqu t’i lidhësh këto emocione me shkaqe konkrete. Ndihesh se puna po të merr energjinë dhe të lodh shumë?!…Të lexosh lajmet e të jesh në kontakt të vazhdueshëm me mediat online të kronikës së zezë që të ngarkojnë me emocione negative dhe të bëjnë të ndjehesh pesimiste për të ardhmen?!…Mos ka ardhur momenti të heqësh dorë nga disa rituale që të mbushin me ndjesi negative?!

Bëj një listë të gjërave që duhet të bësh.

Fillimisht, zgjidh të bësh gjëra të thjeshta dhe që kanë prioritet dhe quaje si detyrën tënde të ditës që ke për ta përmbushur deri në fund të asaj dite. Të bësh diçka qoftë edhe të vogël e jo me shumë rendësi, është një hap i rëndësishëm për të thyer “kompleksin e kotësisë” që mund të ndjejmë shpeshherë për veten.

Përpiqu të merresh me punë shtëpie.

Mund të duket e mërzitshme të mendosh të merresh me punë shtëpie por një ambient i rrëmujshëm ka ndikim në trurin tonë. Mund të na konfuzojë dhe të na krijoje ndjesi jo rehatie dhe të na shkaktojë frustrim. Një ambient i organizuar, i pastër, i rregullt dhe çlodhës për syrin, është një fillim i mbarë për të siguruar qetësinë e brëndshme që më pas do të na ndihmojë për të gjetur frymëzimin dhe energjinë e mirë për t’u ndjerë të dobishëm në realizimin e gjithçkaje që na përket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat