Kur bëhet fjalë për jetën tonë të përditshme, ne shpesh përballemi me një dilemë: A duhet të përqendrohemi më shumë në vendosjen e qëllimeve apo në shijimin e momentit? Shumë njerëz mendojnë se ekuilibri mes këtyre dyjave është çelësi për një jetë të plotësuar, por a ka ndonjë qëllim që ndikon më shumë se tjetri?
Përderisa qëllimet na japin një drejtim dhe një ndjesi të përmbushjes afatgjatë, gëzimi i momenteve të jetës është po aq i rëndësishëm për mirëqenien tonë emocionale. Por, cili prej tyre ndikon më shumë në cilësinë e jetës tonë? Hulumtimet e fundit kanë filluar të zbulojnë përgjigjen.
Studimet kanë zbuluar se njerëzit që kanë një kuptim të qartë të qëllimeve të tyre, jetojnë më gjatë dhe përballen më mirë me sfidat e përditshme sesa ata që përqendrohen vetëm në shijimin e momentit.
Çfarë është një “sens qëllimi” në jetë?
Sensi i qëllimit lidhet me ambiciet dhe aspiratat që njerëzit i përdorin si udhërrëfyes në rrugëtimin e tyre. Qëllimi nuk është aspekt i ngushtë, por mund të përfshijë gjëra të ndryshme, si përmirësimi i shëndetit, thellimi në botën emocionale, ndihma për të tjerët ose forcimi i lidhjeve sociale. Pra, secili individ mund të ketë qëllime të ndryshme, të cilat i japin një kuptim të veçantë jetës së tij.
Shpenzo kohë për të menduar mbi qëllimet e tua
Për ta bërë më të qartë për veten tënde është e rëndësishme të reflektosh mbi atë që të jep një ndjenjë qëllimi dhe ta krahasosh me sa i kënaqur ndihesh me jetën tënde. Ndërkohë që të dyja - ndjenja e qëllimit dhe ekspolorimi i kënaqësive të jetës - janë të rëndësishme për mirëqenien tonë fizike, studimet tregojnë se ndjenja e qëllimit është më thelbësore për jetëgjatësinë.
Nëse nuk ke ende një sens të qartë qëllimi në jetë, mos u shqetëso. Vetëm pyetja e vetë se çfarë të jep kuptim mund të jetë një fillim i mirë për të nisur një udhëtim të ri drejt vetëzbulimit dhe vetëpërmbushjes.