E ndjen dhe jo, nuk po e imagjinon! Jemi në mes të një ndryshimi të madh energjish!
Më 2 tetor do të përjetojmë një eklips diellor, i cili do të ndodhë në Hënën e re në Peshore. Edhe me ndikimin e Plutonit, do të arrijmë të ndiejmë peshën e transformimeve të mëdha që do të ndodhin rreth nesh, duke nisur që nga aspekti personal, deri tek ai i komunitetit dhe karrierës.
Me Plutonin në Bricjap mund të ndihet nevoja për të marrë një rol më të rëndësishëm dhe më të përgjegjshëm në jetën e gjithsecilit, por edhe për të kërkuar figura më autoritare dhe partnerë romantikë që na ofrojnë qëndrueshmëri.
Dashi
Askush nuk mund të të tregojë se si të jetosh jetën tënde, Dash. Ti e di se jeta jote ka të bëjë me pavarësinë dhe individualitetin. Ndërkohë që duhet të sigurohesh se po i qëndron besnik vetes, do të jesh i/e detyruar të varesh edhe nga të tjerët nëse pret një lajm apo një bashkëpunim. Ndoshta rrugët drejt zgjidhjes nuk janë ato në të cilat ke kaluar më parë, por do të ndihesh shumë rehat duke hapur shtigje të reja. Ti ke lindur për të shkëlqyer!
Demi
Risitë mund të lindin nga rutina e përditshme. Ky eklips të shtyn të kontrollosh se si po e ndan energjinë tënde me të tjerët. A po e torturon veten më tepër për të tjerët? A po të merr shumë kohë veprimtaria në ndonjë fushë të caktuar jetës? Kujdesi për veten është primar dhe ti e di shumë mirë, pavarësisht se e neglizhon. Dhe jo, nuk ka të bëjë thjesht me një orë palestër, por edhe me zgjedhjen për t’u thënë “jo” shumë situatave.
Binjakët
Të shkosh pas te zakonet e vjetra mund të të duket si diçka e rehatshme dhe e njohur, por nëse e bën këtë, si do të vazhdosh përpara? Ky eklips diellor të thotë të mos devijosh nga qëllimet e tua dhe të mos biesh pre e zakoneve të vjetra. Yjet nuk kanë 100% fuqi në jetën tënde, por veprimet e tua po!
Gaforrja
Gaforre, me shumë gjasa po përjeton dëshirën për të qëndruar në zonën tënde të rehatisë dhe për të injoruar çështjet që të sjellin lodhje dhe stres, sidomos në aspektin familjar. Por duhet ta dish se këto çështje janë të pashmangshme. Jeta na sjell sfida për t’i kaluar ato. A ndihesh mirë kur largohesh nga një problem familjar, apo gati të përmirësosh situatën?
Luani
Komunikimi në gjuhë të thjeshtë mund të bëjë që të të perceptojnë si një person të paqartë dhe me të drejtë, kjo mund të të duket paksa ironike. Mund të përpiqesh t’i mbash gjërat të qarta dhe të thjeshta, por jo duke e zvogëluar veten. Thuaj atë që do, gjithmonë dhe aftëso komunikimin, në përshtatje me rrethanat dhe njerëzit përreth.