Sa shpesh duhet larë çarçafët?

Life style

Sa shpesh duhet larë çarçafët?

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një ekspert ka treguar se sa shpesh duhet të pastrojmë çarçafët dhe cila do të ishte temperatura ideale për pastrimin e tyre.

Sipas Chris Tatterstall, i cili është ekspert i gjumit dhe Drejtues Menaxhues i Woolroom, çarçafët duhet të larë një herë në javë, por ka përjashtime.

Larja e çarçafëve është një detyrë që duhet të kryhet një herë në javë, e cila mund të zgjatet në dy javë nëse nuk flini në shtrat çdo mbrëmje”, deklaroi ai.

Kjo duhet bërë për të pastruar grumbullimin e lëkurës së vdekur, djersës, vajrave të trupit, njollave dhe merimangave të pluhurit.

E gjithë lëkura e vdekur dhe vaji i trupit, i kombinuar me djersën tuaj ndërsa flini, përthithet nga shtrati juaj, duke e bërë atë një terren pjellor për marimangat e pluhurit”, potencoi Chris.

Sa i përket temperaturës së saktë të larjes, Chris deklaroi se kjo duhet të bëhet në një larje të rregullt 40 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat